Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Nuk po lënë fjalë të zeza pa thënë për Shqipërinë”/ Spiropali ironizon Berishën: Pelegrinazh absurd

    June 5, 2025
    “Nuk po lënë fjalë të zeza pa thënë për Shqipërinë”/ Spiropali ironizon Berishën: Pelegrinazh absurd, udhëton me një fletushkë…
    Elisa Spiropali

    TIRANË– Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve të opozitës, që sipas saj synojnë të njollosin emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

    Në një deklaratë publike, Spiropali i cilësoi këto veprime si një “njollë të zezë në diskursin politik shqiptar”.

    FJALA E SPIROPALIT:

    Pavarësisht ndasive ideologjike dhe pikëpamjeve të ndryshme mbi modelin zhvillimor të vendit, kur vjen puna për integrimin në BE kuvendi ka një qëndrimet të përbashkët. Kjo mbetet prioritet kombëtar, që tejkalon ndasitë politike. Kjo është një vlerë që duhet ta mbajmë në të mire të përbashkët në shërbim të qytetarëve tanë. Angazhimi ynë nuk është politik apo elektoral, por  një kalendar i mirëmenduar me Komisionin Evropian, që është mandatuar nga Këshilli i BE për të negociuar me ne dhe për të udhëtuar drejt afrimit në BE. Raporti thekson nevojën e përshpejtimit të reformave për të forcuar institucionet, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe për të garantuar lirinë e medias. Lidhur me një fenomen që po e cilësoj si një njollë të zezë në diskursin politik shqiptar. Dënoj me forcë përpjekjet e atyre që nuk po lënë gjë pa bërë ,gurë pa lëvizur, fjalë  të zezë pa thënë për vendin e tyre, kjo vetëm për ti bishtnuar përgjegjësisë. E kam fjalën për misionarët që pasi kanë nxirë emrin dhe fytyrën e tyre, pasi kanë shkatërruar gjithçka rreth vetes i janë rikthyer me vrull të paparë për të nxirë dhe prishur edhe emrin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Me hidhësinë e humbësit të keq dhe pandreqësinë që i karakterizon janë sulur për të përdhosur emrin e Shqipërisë, të përdhosin reputacionin e tokës tonë të përbashkët me teori komploti, me akuza qesharake dhe absurde, me të pavërteta të shpikura si nevoje e përpjekjes së fundit për mbijetese politike. E shohim përditë pelegrinazhin absurd të udhëtimeve me një fletushke të hartuar në Tiranë të shitur si rezolutë e kësaj apo asaj organizate, që në fakt është trakti i fundit kundër Shqipërisë, progresit, imazhit dhe fytyrës së saj./Radar.al 

    Gabimi i Kuvendit?/ Spiropali “konverton” Erion Braçen në Demokrat! (FOTO)

    Zgjedhjet e 11 Majit/ KAS vendosjen hapjen e kutive të qarkut të Tiranës

    Elisa Spiropalit kryeparlamentarja sali berisha
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Salma Hayek surprizon tifozët në hapjen e Botërorit 2026, mesazh emocionues nga stadiumi “Azteca”

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.