TIRANË– Këtë të enjte të 5 Qershorit në Kuvend do të zhvillohet seanca e radhës e cila është parashikuar të nisë në orën 10:00.
Në rendin e ditës janë disa pika ndër rë cilat përfshin diskutimin dhe miratimin e një sërë projektligjesh dhe akteve normative që prekin fusha të ndryshme.
Mes këtyre pikave është ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare deri te ndryshimet ligjore për buxhetin dhe dokumentacionin personal. Pas ratifikimeve do të ketë diskutime.
Pikat kryesore të rendit të ditës janë:
Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme, datë 29 maj 2025. Njoftime të ndryshme. Ratifikimi i marrëveshjes mbi të drejtën detare sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për ruajtjen dhe përdorimin e diversitetit biologjik detar jashtë juridiksionit kombëtar. Miratimi i ndryshimeve në ligjin e buxhetit të vitit 2025.
Shtesë në ligjin për pajisjen me pasaportë të shtetasve shqiptarë. Shtesë në ligjin për letërnjoftimin elektronik.Ratifikimi i marrëveshjes së bashkëpunimit për sigurinë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës.
Aderimi në Konventën për Themelimin e Zyrës Evropiane të Komunikacioneve (ECO). Ratifikimi i marrëveshjes së huas me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabi-t. Marrëveshja për pjesëmarrjen në programin e Bashkimit Evropian “Doganat”. Ratifikimi i marrëveshjes së garancisë me BERZH për projektin e OSHEE-së. 12-14. Ratifikimi i marrëveshjeve të financimit me Komisionin Evropian për programet shumëvjeçare në fushën e punësimit, ekonomisë digjitale dhe energjisë për periudhën 2024-2027. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës./Radar.al
Kokën e prerë dhe trupin e djegur, gjendet e pajetë eskorta rumune në Itali
“Nuk po lënë fjalë të zeza pa thënë për Shqipërinë”/ Spiropali ironizon Berishën: Pelegrinazh absurd
Opozita kërkon ndërprerjen e seancës / Bardhi: Duhet kuorumi minimal me 70 deputetë
Gabimi i Kuvendit?/ Spiropali “konverton” Erion Braçen në Demokrat! (FOTO)


