Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Diplomati amerikan gjendet i vdekur në Mianmar, policia heton pistën e vra*jes

    “Euronews”: Në rrjet po qarkullojnë foto dhe video “fake” për Shqipërinë, Sazanin dhe Zvërnecin

    Kontrolle të shtuara në Portin e Durrësit, sekuestrohen kokainë e dyshuar dhe gurë të çmuar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Bajrami pas Brojës dhe Hoxha në krah, si luan Shqipëria kundër Serbisë

    June 5, 2025
    Pas një seance ditën e hënë dhe dy të martën, Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar dje stërvitjen e radhës, duke u përgatitur intensivisht për ndeshjen e ditës së shtunë kundër Serbisë. Rei Manaj është i vetmi që shqetëson Silvinjon.

    Sulmuesi mungoi ditën e martë për shkak të një gjendje gripale, ndërsa dje u stërvit i veçuar nga pjesa tjetër, me disa ushtrime shumë të lehta në palestër. Për shkak të ngarkesës, edhe Mario Mitaj me Arlind Ajetin e mbyllën stërvitjen përpara kohe, për të mos rrezikuar diçka dhe vendin e tyre gjatë testeve në stërvitje e morën Artan Jazxhi, i cili është thirrur rishtazi për të plotësuar grupin dhe Adrian Bajrami, i cili u spostua majtas. Për afërsisht 70 minuta, Silvinjo pati në dispozicion lojtarët për t’i udhëzuar në lidhje me taktikën dhe një pjesë të strategjisë së përgatitur për ndeshjen e së shtunës.

    FORMACIONI- Pjesa më delikate e të gjitha përgatitjeve. Cilët do të jenë ata 11 “luftëtarët” të cilët do të zbresin në fushë mbrëmjen e së shtunës? Një pyetje e cila ka shumë dilema dhe pavarësisht asaj që Silvinjo ka provuar në stërvitje, gjithçka mund të ndryshojë deri ditën e ndeshjes. Ajo që gazeta është munduar të zbulojë, është se në portë do të jetë Thomas Strakosha, i konfirmuar. Në mbrojtje ka vetëm një balotazh, ku Ismajli luan një vend me Ajetin dhe Kumbullën, ndërsa Balliu, Gjimshiti dhe Mitaj pritet të jenë nga fillimi.

    Në mesfushë mund të kemi surpriza, pasi në treshe mund të përfshihet edhe Nedim Bajrami në vendin e Qazim Laçit. Ndeshja e fundit ku Bajrami ka luajtur në pozicionin pas sulmuesve, ka qenë me Italinë, ku ka shënuar edhe gol. Pastaj Asllani dhe Ramadani janë më të avantazhuar se Shehu, Pajaziti apo Berisha. Nëse Bajrami spostohet në qendër, Hoxha merr krahun dhe Asani pritet të rikthehet në krahun tjetër. Me Manajn i cili ka mbetur mbrapa me përgatitjet, Broja është më i avantazhuar për ta nisur nga fillimi në sulm./PanoramaSport

    https://radar.al/koken-e-prere-dhe-trupin-e-djegur-gjendet-e-pajete-eskorta-rumune-ne-itali/

    “Nuk po lënë fjalë të zeza pa thënë për Shqipërinë”/ Spiropali ironizon Berishën: Pelegrinazh absurd

    Opozita kërkon ndërprerjen e seancës / Bardhi: Duhet kuorumi minimal me 70 deputetë

    Bajrami ndeshja Shqipëri-Serbi rei manaj serbi Silvinjo
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Diplomati amerikan gjendet i vdekur në Mianmar, policia heton pistën e vra*jes

    June 10, 2026

    “Euronews”: Në rrjet po qarkullojnë foto dhe video “fake” për Shqipërinë, Sazanin dhe Zvërnecin

    June 10, 2026

    Kontrolle të shtuara në Portin e Durrësit, sekuestrohen kokainë e dyshuar dhe gurë të çmuar

    June 10, 2026

    Nju Xhersi, SHBA/ Ministri Nufi pritet nga Komandantja e Gardës Kombëtare: 25 vite partneritet, kontribut me rëndësi në modernizimin e Forcave tona të Armatosura

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.