Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet nesër në orën 09:30 pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Lajmi është bërë i ditur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, përmes një mesazhi të dërguar në grupin e WhatsApp-it të Këshillit Kombëtar të partisë.
Në mesazh, Noka njofton anëtarët për prezencën e Berishës në SPAK, duke lënë të kuptohet edhe për një mbështetje të mundshme politike nga strukturat e partisë gjatë kësaj paraqitjeje.



