Para pak ditësh Marsel Baçi dhe Selam Hyka ranë në pranga pasi dyshohet se abuzuan me një të mitur.
Këtë të shtunë policia e Korçës ka shpallur në kërkim edhe një shtetas tjetër.
Z.M., 27 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq është shpallur në kërkim, pasi policia e akuzon për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Marrëdhënie seksuale dhe homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë në datën 24.07.2024, ku u arrestuan dy shtetas për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Marrëdhënie seksuale dhe homoseksuale me dhumë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, Specialiatët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të hetimeve bënë shpalljen në kërkim të shtetasit Z. M., 27 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq.


