SHBA-Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Parashqevi Simaku, ka dhënë një intervistë për Blendi Fevziun, ku ka rrëfyer historinë e saj që nga hapat e parë në muzikë e deri te largimi jashtë vendit.
Këngëtarja ka rrëfyer mes emocionesh eksperiencën e saj të parë në skenë: Në fillim të dhjetorit 1981, më japin një duet me Hysni Zelën. Një javë para na vjen urdhri që nuk do bëhej festivali se Mehmet Shehu vrau veten. Ishte një dramë e madhe, se ne në Kavajë nuk ishim politikanë. Ne vetëm Allahun njohim, kështu jam rritur. Dola, për fat të keq ose për fat të mirë, unë duhet të dubloja Irma Libohovën. Edhe publiku ishte pak i zymtë, me frikë. E duartrokitën këngën e Krajkës, ai ishte gjithmonë modern. Dola e dyta unë, këndova dhe më kthyen dy herë të përshëndetesha. S’më njihnin fare! Xhaxhi Xhemali, byrazer i babës tim, nusja e tij Antigoneja nga Gjirokastra. Ajo ishte martuar me një fustan me lule dhe më dha fustanin e saj. Këpucët, më kanë çuar te garderoba e Operës e Baletit dhe kam veshur me gazeta këpucët llustrafinë të Edit Mihalit. Po ecja aty para se të më dilte emri. Vjen Alida Hysku e më tha hë mi mos ki frikë se shumë mirë do dalësh. Unë po dridhesha, në atë kohë edhe Vaçe Zela dridhej, më tregonte Krajka. Irma e pyet Agim Krajkën, i thotë pse s’më the se ajo është këngëtare shumë mirë./Radar.al
Aksident në Divjakë/ 18-vjeçari përplas për vd*kje të moshuarin teksa kalonte rrugën
Helmimi i fëmijëve në Gramsh/ Dalin rezultatet e analizave (DOKUMENTI)


