DIVJAKË-Ditën e sotme është regjistruar një aksident i rëndë në aksin rrugor nacional Pushimi i Shoferit-Divjakë mengjesin e sotëm.
Bazuar në të dhënat paraprake nga Policia, një automjet tip Benz i drejtuar nga shtetasi K.XH, 18 vjeç, ka përplasur një kalimtar në momentin që ky i fundit po kalonte rrugën pranë banesës së tij. Viktima është identifikuar si Ruhi Kurteshi, 92 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, i cili ka humbur jetën në vend si pasojë e goditjes së fortë.
Drejtuesi i automjetit është ndaluar nga Policia dhe po merret në pyetje, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar në rrugët e zonave të banuara dhe respektimin e shpejtësisë së lejuar, për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike.
Divjakë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:30, në fshatin Këmishtaj, automjeti me drejtues shtetasin M. Xh., 18 vjeç, banues në Babunjë , ka përplasur këmbësorin, shtetasin Sh. K., 91 vjeç, banues në Këmishtaj, i cili ka ndërruar jetë.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./Radar.al
Helmimi i fëmijëve në Gramsh/ Dalin rezultatet e analizave (DOKUMENTI)


