Në seancën e sotme gjyqësore të zhvilluar ndaj “Sterilizimit”, ish-ministri i Shëndetësisë, Beqaj është shprehur se në të shkuarën, gjykata i kishte dhënë pafajësinë.
Në fjalën e tij Beqaj deklaroi vendimin ia kërkoi disa herë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por kishte rezultuar pa sukses.
Bëhet fjalë për dokumentin e pafajsisë, që ai siguroi pas gjykimit nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Më pas zbuloi se dokumentin kishte arritur që ta siguronte dhe nga arkiva e Kuvendit të Shqipërisë.
Ilir Beqaj: Unë i kam kërkuar Spak një vendim disa herë, por nuk na e dha. E siguruam më pas nga Kuvendi, që na e dha, pasi ju kishte shkuar në materialet e komisionit hetimor. Bëhet fjalë për vendimin e pushimit të një procedimi penal të prokurorit të Tiranës, Endrit Bimi, që për mua është vendim pafajësie. I kujtoj gjykatës, që një nga rekomandimet e qeverisë të paraqitura nga ministri i drejtësisë në Prokurorinë e Përgjithshme ishte: Sundimi i ligjit kërkohet respektimi strikt i të drejtave proceduriale të të pandehurve. Mbrojta ime ka marrë një përgjigje nga zoti Kondili si prokuror i çështjes për një kërkesë që i kemi bërë SPAK. Unë kam kërkuar nga SPAK që të marrë një vendim të 2017 nga prokuroria e krimeve të rënda ndërsa tani SPAK. E kam bërë disa herë këtë kërkesë. SPAK nuk ma vendosi në dispozicion, e gjeta tek Kuvendi kërkoj vendim që shkoi tek kuvendi për komisionin hetimor. Vendimi ka të bëj me një vendim të prokurorisë së Tiranës për pushim të çështjes për dosjen e sterilizimit. Prova të pafajësisë sipas meje nuk i shqyrton organi procedues, e ka detyrim ligjorë të kërkoj si prova për fjalinë ashtu edhe për pafajësinë një të pandehuri. Dua që ky vendim të merret nga gjykata dhe të shqyrtohet si provë.
Gjykata e Posaçme pasi dëgjoi kërkesat paraprake të palëve dhe të Klodian Rrjepaj, Ilir Rrapaj, Matilda Serjani, Samir Kadiu, Petraq Mersini, Arben Gjata, Genci Byrazeri, Nail Ajazi për gjykim të shkurtuar.
SPAK nuk ka një argumentin të cilësuar të pavlefshëm për vendimin e seancës paraprake. Ndërsa në lidhje me kërkesat për gjykim të shkurtuar dhe ndarje të çështjes është e drejtë.


