Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Kush u përfshi në zgjedhje rrezikon të humbasë statusin e nëpunësit civil

    May 28, 2025

    TIRANË– Kushdo që është përfshirë në fushatë apo në procesin zgjedhor, duke ndikuar për të mbledhur vota për kandidatë për deputetë do të humbasë statusin e nëpunësit civil. Por jo vetëm kaq! Rrezikojnë edhe vendin e punës. Sipas një dokumenti të siguruar nga “Weblajm”, shteti ka nisur një kontroll ndaj administratës publike. Kërkesa është bërë nga Komisioni për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, që i është drejtuar me një shkresë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në një letër zyrtare drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Komisioneri kërkon informacion mbi çdo denoncim apo konstatim të ardhur pranë KQZ-së. E gjitha do të bazohet në procesin e monitorimit që është zhvilluar gjatë periudhës 11 prill – 11 maj 2025.

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË
    KOMISIONERI PËR MBIKËQYRJEN E SHËRBIMIT CIVIL

    DREJTORIA E PËRGJITHSHME E INSPEKTIMIT DHE MBIKËQYRJES

    Nr. 533 Prot. Tiranë, më 23.05.2025

    Lënda: Kërkesë për informacion në lidhje me konstatime të institucioneit të KQZ-së, apo denoncime të ardhura pranë këtij institucioni, për veprime të nëpunësve civilë të çdo niveli të administratës publike, që vijnë në kundërshtim me rregullimet ligjore për administrimin e procesit zgjedhor, si dhe për administrimin e shërbimit civil.

    KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE

    KOMISIONERIT SHTETËROR TË ZGJEDHJEVE
    Tiranë

    I nderuar z. Celibashi,

    Në përfundim të procesit zgjedhor, Komisioneri është duke administruar dhe analizuar të dhënat e dërguara nga institucionet pjesëmarrëse që përfshihen në sistemin e shërbimit civil, të cilat kanë lidhje me monitorimin e sjelljes së nëpunësve civilë përgjatë periudhës 11.04.2025 – 11.05.2025, që përkon me fushatën zgjedhore që zhvilluan subjektet politike në zgjedhjet parlamentare të datës 11.05.2025.

    Ne vijim të bashkëpunimit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë këtij procesi, duke vlerësuar rolin e këtij institucioni përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve, sipas kompetencave të përcaktuara në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i RSH”, i ndryshuar, si dhe duke marrë parasysh rregullat e detajuara në Vendimin nr. 9/2020 të KQZ, “Për regjistrat e raportimit të veprimtarive me karakter publik të çdo institucioni publik e me kapital shtetëror, agjencive, etj. që veprojnë, karakter të veprimtarive të ndaraura, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës publike për zgjedhje”, kërkojmë të informohemi në lidhje me konstatime të mundshme apo denoncime të regjistruara pranë institucionit tuaj, për veprime të nëpunësve civilë të çdo niveli të administratës publike që vijnë në kundërshtim me rregullimet ligjore për administrimin e procesit zgjedhor, apo për administrimin e shërbimit civil, duke evidentuar punonjësin dhe llojin e shkeljes, për rastet kur ata janë proceduar administrativisht, apo janë në proces hetimi administrativ.

    Për sa më sipër, do të vlerësonim bashkëpunimin tuaj, për të dërguar informacionin që ju dispononi, si dhe çdo dokumentacion të nevojshëm në këtë rast, brenda një afati të arsyeshëm, në kuadër të përmbylljes së procesit të monitorimit që ka zhvilluar Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil./Weblajm

    Musk ‘i zhgënjyer’ nga taksat dhe shpenzimet e Trump

    “Djali kishte bërë shaka”/ Pla*osja e 15-vjeçarit në Maliq, gjyshi: Të dyja familjet po negociojmë

    11 Maj zgjedhjet 2025 zgjedhje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    June 4, 2026

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    June 4, 2026

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    June 4, 2026

    Komiteti i Senatit jep “ok”, Eric Wendt drejt konfirmimit si ambasador i ri i SHBA në Tiranë

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.