Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ukraina intensifikon sulmet me dronë ndaj Rusisë, qindra mjete ajrore neutralizohen gjatë natës

    Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin

    Njihet zyrtarisht diabeti i tipit 5, forma e lidhur me kequshqyerjen që prek miliona njerëz

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, Rama: Lajm që na mbush me krenari

    May 27, 2025
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, Rama: Lajm që na mbush me krenari

    TIRANË- Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me rekomandimin e UNESCOS që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës.

    Në postimin e tij Rama shkruan se ky është një lajm që na mbush me emocion dhe krenari pas një pune të gjatë.

    POSTIMI:

    Një lajm që na mbush me emocion dhe krenari pas një pune të gjatë, me një vizion të qartë:
    #UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere
    Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar — është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës, mirënjohja për njerëzit e atyre trevave që jetojnë në harmoni me natyrën dhe për përpjekjet e përbashkëta në mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Europës.

    Dhe asgjë nuk ka ndodhur rastësisht, por vjen pas një pune shumë intensive të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, nga vizita e parë e Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Audrey Azoulay në Vjosë në shkurt 2023, e deri te puna e palodhur e specialistëve të zonave të mbrojtura që ndoqën çdo hap me përkushtim e profesionalizëm.

    Vjosa sot nuk është vetëm lumi, por është MODELI i zhvillimit të qëndrueshëm, ku natyra frymëzon ndërsa në shtator të këtij viti pritet miratimi përfundimtar nga Këshilli i Rezervateve të Biosferës të UNESCO-s për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore si një himn për natyrën dhe për njerëzit./Radar.al 

    lugina e Vjosës rama unesco
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ukraina intensifikon sulmet me dronë ndaj Rusisë, qindra mjete ajrore neutralizohen gjatë natës

    June 6, 2026

    Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin

    June 6, 2026

    Njihet zyrtarisht diabeti i tipit 5, forma e lidhur me kequshqyerjen që prek miliona njerëz

    June 6, 2026

    Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë, dëmtohet një banesë në fshatin Rrilë

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.