Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gratë me shami ALARMUAN prindërit/ Reagon Policia e Shtetit: Janë me shtetësi iraniane, rezultoi se…

    “I trembem neglizhencës alla-shqiptarçe”/ Integrimi në BE, Rama me operatorët e biznesit ushqimor: Kontrollet për të lënë porosi

    Porositi vr*sjen e gruas së tij/ Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    “Mbyllen dy koncesione”, Mete: Pullat fiskale do kenë çmim më të ulët, markimi i karburanteve nga gushti bëhet pa tarifë

    July 25, 2024
    "Mbyllen dy koncesione", Mete: Pullat fiskale do kenë çmim më të ulët, markimi i karburanteve nga gushti bëhet pa tarifë
    Ministri i Financave, Ervin Mete.

    TIRANË–  Sot gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Ministri i Financave Ervin Mete deklaroi se dy koncesione ku Ministria e Financave është autoritet kontraktor po shkojnë drejt mbylljes.

    Ai ka treguar saktësisht për dy koncensione ku autoritet kontraktues është Ministria e Financave, koncesioni për pullat fiskale dhe koncesioni i markimit të karburanteve, po ndiqen procedurat për mbylljen e tyre.

    “Në gusht të këtij viti, pra muajin tjetër, përfundon koncesioni i markimit të karburanteve dhe shërbimi kalon tek Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Në momentin që ky koncesion do të përfundojë, ne kemi vendosur që edhe tarifa e aplikuar nga koncesionari të hiqet. Pra, nuk do të ketë vazhdim të aplikimit të tarifës së markimit tek qytetarët dhe bizneset. Kostot e vazhdimit të shërbimit do të përballohen nga buxheti i shtetit.”- njoftoi për herë të parë Ministri.

    Gjithashtu, sa i përket koncesionit tjetër, atij të pullave fiskale, Ministri i Financave vuri në dukje se për miratim në seancën e fundit plenare, atë të ditës së nesërme janë ndryshimet ligjore për të hequr koncesionarin nga dispozitat e ligjit të akcizave, si dhe për të hequr prerogativat e koncensionarit nga ky ligj.

    “Ky shërbim nga 1 Janari 2025 kalon në menaxhim shtetëror. Synimi ynë është që në momentin që ky shërbim kalon në menaxhim shtetëror të ofrohen tarifa më të ulëta se ato që aplikohen nga koncesionari, çka besojmë do të jetë lehtësi për komunitetin e biznesit.”-deklaroi Mete.

    Kujtojmë se në dhjetor të 2023 pranë Ministrisë së Financave, me urdhër të Ministrit, është ngritur një grup i gjerë pune, përfshirë edhe Avokaturën e Shtetit, për të menaxhuar procesin e daljes për këtë kontratë koncesionare dhe tani po ndiqen të gjitha procedurat, në mënyrë që duke nisur nga 1 janar 2025, prodhimi dhe shpërndarja e pullave fiskale të bëhet nga një person juridik publik, i autorizuar nga Këshilli i Ministrave, që do të jetë Shtypshkronja e Letrave me Vlerë.

    Ervin Mete
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gratë me shami ALARMUAN prindërit/ Reagon Policia e Shtetit: Janë me shtetësi iraniane, rezultoi se…

    April 21, 2026

    “I trembem neglizhencës alla-shqiptarçe”/ Integrimi në BE, Rama me operatorët e biznesit ushqimor: Kontrollet për të lënë porosi

    April 21, 2026

    Porositi vr*sjen e gruas së tij/ Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm!

    April 21, 2026

    Siguria ushqimore/ Gonzato: Kontrolle për cilësinë e qumështit dhe mishit! Nevojitet më shumë përpjeke nga qeveria

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.