Përveç numërimit të votave të shqiptarëve, rezultatet kanë dëshmuar se dhe diaspora ka zgjedhur më së shumti socialistët.
Për rrjedhojë deri më tani mësohet se PS është në epërsi në Berat, Fier, Lezhë dhe në Elbasan.
Ndërsa blu mbetet Kukësi, Shkodra si dhe një pjesë e mirë e Lezhës.
Në lidhje me rezultatin e deritanishëm, ka ardhur një reagim nga drejtuesja e Partisë Demokratike të PD për diasporën, Jozefina Topalli, e cila u shpreh se në kutitë e diasporës po dalin vota vetëm për PS si ne kohën e diktaturës.
Jozefina Topalli: Sapo ka filluar numërimi i i kutive dhe unë isha duke para qendrat e Beratit. U numërua qendra e parë e Beratit dhe doli mbi 90 për qind për PS. U numërua edhe qendra tjetër, kutia tjetër e Beratit dhe doli po në ato shifra. Nga këtu unë nuk kamë çfarë të them diçka tjetër sepse Enver Hoxha do ja kishte lakmi. Po them që është 90 për qind e më shumë për PS. Nuk ekziston asnjë forcë tjetër politike përveç Partisë Socialiste. Ky është standardi i këtyre zgjedhjeve për dy kutitë e para të Beratit. Që i kam parë unë. Nuk jemi ende duke folur për Greqinë sepse unë besoj se ajo do të dalë 123 për qind për PS.
LEXO EDHE:


