Procesi i numërimit të votave vijon në të gjithë vendin, dhe deri në orën 16:50 janë numëruar 2740 kuti votimi nga 5225 gjithsej, ose rreth 52.4% e totalit.
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste kryeson bindshëm me 83 mandate, duke shënuar rezultate të larta në qarqet Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.
Koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike renditet i dyti me 51 mandate, duke përfituar edhe nga votat që më herët i përkisnin partisë “Mundësia”.
Ndërkohë, Partia Socialdemokrate (PSD) e Tom Doshit konfirmohet si forca e tretë politike në Kuvend me 3 mandate. Partitë e tjera që arrijnë të sigurojnë përfaqësim janë: “Mundësia” me 2 mandate, “Nisma Shqipëria Bëhet” me 1 mandat dhe Lëvizja Bashkë me 1 mandat.


