Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me ngjarjen që tronditi të gjithë Shqipërinë. Mëoshet se trupi i pajetë i 29-vjeçarit Ardit Beshiri u gjet pas nëntë ditësh.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka konfirmuar zyrtarisht se 9 ditë pas humbjes së gjurmëve të tij, trupi i të riut është gjetur në masivin e madh të dheut që e zuri poshtë.
Kujtojmë se Ardit Beshiri punonte si manovrator në fabrikën e përpunimit të kromit në Klos dhe humbi jetën për rrjedhojë të rrëshqitjes masive të dheut.
“Në operacion morën pjesë strukturat vendore dhe qendrore të Mbrojtjes Civile, përfshirë Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Policinë e Shtetit, AKSEM, Forcat e Armatosura, ekipet mjekësore, Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe vullnetarë nga komuniteti lokal. Një ndihmë e çmuar erdhi gjithashtu nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent të Kosovës, e cila kontribuoi me profesionalizëm dhe solidaritet gjatë gjithë operacionit. Shprehim vlerësimin dhe mirënjohjen për të gjitha forcat e angazhuara, për përkushtimin dhe bashkëpunimin e treguar në kushte jashtëzakonisht të vështira. Ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimës në këtë moment të dhimbshëm”, njofton Mbrojtja Civile.


