BURREL– Kanë kalaur plot shtatë ditë nga kërkimet për trupin e pajetë të 29-vjeçarit, Ardit Beshiri, i cili u zu poshtë një masivi dheu teksa po punonte.
Ngjarja ka ndodhur më tre Maj teksa i riu po punonte me ekskavator dhe befas ka mbetur poshtë një masivi dheu në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, afër fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos.
Bëhet me dije se rrëshqitja masive e dheut ka ndodhur në një distancë prej rreth 2 km./Radar.al
7 ditë poshtë masivit të dheut/ Trupi i pajetë i 29-vjeçarit u gjet nga ushtria e Kosovës


