Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    35-vjetori i PS-së, Rama nxjerr videon nga sheshi “Italia”: Faleminderit, vetëm përpara!

    Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet në spital

    SHBA planifikon të tërheqë një të tretën e avionëve luftarakë nga Evropa, rriten shqetësimet në NATO

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Elbasani s’mbahet me banda”/ Noka-Suel Çelës: Mos telefono komisionerët e PD, po bën kr*m

    May 6, 2025
    "Elbasani s'mbahet me banda"/ Noka-Suel Çelës: Mos telefono komisionerët e PD, po bën kr*m
    Flamur Noka

    TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ditën e sotme nga Elbasani ka dhënë një mesazh për Suel Çelën.

    Noka i ka bërë thirrje atij që të mos kërcënojë demokratët dhe mos telefonojë komisionerët e PD.

    Gjatë fjalës së tij Sekretari i Përgjithshëm i PD tha se Elbasani nuk mund të mbahet me banda, ndërsa i kujtoi  Suel Çelës së “po mbështet një kufomë politike”.

    Noka u bëri thirrje qytetarëve të Elbasanit të dalin masivisht në votime më 11 maj dhe të mbështesin opozitën për një “Shqipëri Madhështore”.

    “Është një shumicë e cila mezi po pret datën 11 maj, për t’i dhënë një leksion barbarëve të pushtetit, për t’I dhënë një mesazh kusarëve të pushtetit, për t’I dhënë një mesazh edhe kryebanditit Suel Çela se Elbasani nuk mbahet me dhunë se Elbasani nuk mbahet me banda dhe për t’I thënë: Larg duart nga demokratët. Larg duart Suel, se nuk do të ketë qeli të errët që do të mbajë ty. Ta harrosh ti se mund të kërcënosh demokratët. Mos tento të telefonosh as komisionerë dhe as demokratë sepse je duke bërë një krim më të shëmtuar se krimet që ke bërë. Partia Demokratike nuk do të ta falë atë që po bën. Je duke mbështetur një të “vdekur politik”. Je duke mbështetur një “kufomë politike” ndaj po të them se Edi Rama, është në agoninë e tij politike. Do të vazhdosh edhe ti në atë drejtim me të. Nuk ka shans që demokratët e Elbasanit që opozitarët e Elbasanit të bëjnë mbrapsht nga kërcënimet e bandave dhe të krimit të organizuar. Ne jemi të vendosur për të ecur drejt fitores më 11 maj. Asgjë nuk na dal sepse ne kemi moralin. Morali ynë është morali i qytetarëve të thjeshtë. Morali ynë është morali i shqiptarit të ndershëm dhe I shqiptarit dinjitoz. Të gjithë në këmbë të vërshojmë drejt kutive të votimit, të votojmë Numrin 1, të votojmë Sali Berishën për të realizuar misionin e tij. Të votojmë Shqipërinë Madhështore. Fitore dhe vetëm fitore!”-tha Noka./Radar.al

    “Ka dalë njëri që do të na hajë të gjallë”/ Rama ironizon Alizotin: Erdha me shumë frikë këtu

    Aksidentoi 64-vjeçarin, arrestohet 27-vjeçari në Dibër


    \https://radar.al/konflikt-per-pronat-mes-2-familjeve-ne-has-cifti-i-bashkeshorteve-perfundon-ne-spital/

    Flamur Noka
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    35-vjetori i PS-së, Rama nxjerr videon nga sheshi “Italia”: Faleminderit, vetëm përpara!

    June 12, 2026

    Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet në spital

    June 12, 2026

    SHBA planifikon të tërheqë një të tretën e avionëve luftarakë nga Evropa, rriten shqetësimet në NATO

    June 12, 2026

    Portugalia mes pretendenteve për Botërorin, Ronaldo: Nisemi me shpresa të mëdha

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.