Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Turisti per Caso”: Shqipëria po ndërton të ardhmen pa harruar historinë e saj

    Sherr i dhu*shëm në Sarandë, disa persona përfundojnë në spital, 6 persona shoqërohen në polici

    Bahreini dhe Kuvajti në alarm, aktivizohen masat mbrojtëse pas kërcënimeve për sulme të reja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Barazia gjinore, paratë dhe politika në Ballkan

    May 5, 2025

    Në politikë financimi është një faktor kyç për suksesin e një fushate elektorale, por jo të gjithë kandidatët e kanë të njëjtën mundësi për të siguruar mbështetje financiare.

    Klementina Meçi, kandidate për Këshillin Bashkiak Durrës nën logon e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2023, tregon se nuk kishte marrë nga partia asnjë fond për fushatën e saj, po ishte mbështetur tërësisht te “financat modeste të familjes”. Madje edhe zyrën elektorale ia kishte dhënë falas një shok i saj për përdorim gjatë kësaj periudhe, si një formë mbështetjeje morale ndaj saj. Ajo nuk është një rast i vetëm.

    Pengesa serioze për gratë në politikë

    Sipas një studimi të kryer nga Rrjeti i grave “Barazi në Vendimmarrje” me mbështetjen e NDI përmes Foreign and Commonwealth Development Office (FCDO) në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, “Barazia Gjinore, Paratë dhe Politka”, ku gratë u pyetën se si partia politike e ka mbështetur kandidaturën e tyre, përgjigjja e tyre ishte se “partia politike ofron vetëm ndihmë dhe financim për të mbështetur aktivitetet e partive, duke u lënë atyre përgjegjësinë – logjistike dhe financiare – për të zhvilluar takime të drejtpërdrejta dhe aktivitete individuale me qytetarët. Konkretisht, 68.24% e grave kandidate thanë se i kishin vetëfinancuar aktivitetet e tyre të fushatës”.

    Mungesa e aksesit të barabartë në burime financiare dhe mbështetje vazhdon të jetë një pengesë serioze për gratë në politikë. Kjo jo vetëm që u vështirëson atyre zhvillimin e fushatave elektorale në kushte të barabarta me burrat, por gjithashtu ndikon negativisht në ecurinë dhe përfaqësimin e tyre në lidershipin politik. Për rrjedhojë, pa mbështetjen e duhur financiare, gratë kanë më pak mundësi për të promovuar veten, për të organizuar ekipe efektive dhe për të arritur te votuesit.

    Fond i dedikuar për gratë nga fondet e tjera të partisë

    Në këto kushte, disa studime sugjerojnë se një mekanizëm që mund të ndihmojë gratë në tejkalimin e kësaj pengese është financimi publik me fokus gjinor. Një skemë e tillë, sugjerojnë ekspertët, mund të shërbejë si një mjet për të detyruar partitë politike të mbështesin më shumë gra, duke i dhënë atyre mundësi të barabarta në fushatat elektorale dhe në vendimmarrje.

    Në Shqipëri është paraqitur një propozim i rëndësishëm, “Integrimi i Prespektivës gjinore në partitë politike”, për të adresuar paragjykimin dhe sfidat që hasin gratë gjatë fushatave zgjedhore, duke theksuar nevojën për të rritur pjesëmarrjen e tyre në proceset vendimmarrëse politike. Ky propozim, i ardhur nga Rrjeti për Barazi në Vendimmarrje synon të garantojë një mbështetje të drejtpërdrejtë dhe të qëndrueshme për gratë dhe vajzat brenda partive politike.

    10% e financimit publik për gratë në partitë politike

    Një nga pikat kyçe të propozimit është një pjesë e buxhetit prej 10% nga financimi publik t’u shkojë grave në partitë politike. Sipas propozimit, ky fond duhet të menaxhohet vetëm nga strukturat e grave brenda partive politike dhe i dedikohet rritjes së kapaciteteve të grave dhe vajzave, nismave për mbështetjen e grave në fushatat zgjedhore, etj.

    “Të paktën 10% e financimit publik që përfitojnë partitë politike, u kalon në mënyrë të drejtpërdrejtë strukturave të grave brenda partisë politike dhe është i dedikuar për fuqizimin e vajzave dhe grave brenda partisë përkatëse. Raportimi pranë KQZ në lidhje me shpenzimet që i përkasin kësaj shume, bëhet në mënyrë të ndarë nga pjesa tjetër e financave për të cilat raporton partia politike përkatëse”, thuhet në propozim.

    Hap i vogël, por domethënës

    Shifra 10%, për drejtuesen e Rrjetit “Barazi në Vendimmarrje”, Edlira Çepani është parë si një hap i vogël, por domethënës për të krijuar një frymë të re brenda partive politike, drejt ndihmës dhe mbështetjes për gratë në Shqipëri, duke synuar jo vetëm përfaqësimin e barabartë, por edhe fuqizimin e tyre për të qenë pjesë aktive e proceseve vendimmarrëse politike.

    Një pikë tjetër e këtij propozimi është edhe “Motivimi i partive politike përmes ndërlidhjes së shumës së financimit publik apo rimbursimit të shpenzimeve të fushatës zgjedhore me përqindjen e kandidateve gra të paraqitura nga secila parti dhe/ose të atyre që zgjidhen si deputete në Parlament”. E thënë ndryshe, sa më shumë gra dhe vajza kandidate për deputete ose këshilltare bashkiake ka një forcë politike, aq më e madhe do të jetë shuma financiare që do të marrin nga buxheti i shtetit për zgjedhje.

    Për të gjitha partitë politike që nuk e zbatojnë këtë pikë, parashikohen sanksione ligjore, penalitete, si edhe sugjerohet dhe krijimi i mekanizmave monitorues për të garantuar respektimin e ligjit.

    Përvoja e rajonit

    Nga analiza e vendeve të rajonit, vihet re se financimi publik i synuar për gratë në politikë mbetet një sfidë. Vetëm Mali i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovina kanë masa ligjore që sigurojnë një shpërndarje të dedikuar të fondeve publike për të mbështetur gratë në politikë.

    Bosnje dhe Hercegovina

    Sa i përket fondeve shtetërore, Bosnje dhe Hercegovina ka një sanksion në ligjin për financimin e partive politike që 10% e totalit të buxhetit t’i shpërndahet grupeve parlamentare në promocion me vendet e fituara nga gjinia më pak e përfaqësuar. Ky është një incentiv edhe më i madh, përveç kuotës së parashikuar në ligjin zgjedhor, për 40% të kandidateve nga gjinia më pak e përfaqësuar (gratë dhe vajzat).

    Mali i Zi

    Në Malin e Zi nga fondi i përgjithshëm buxhetor i shpërndarë për partitë politike, përveç ndarjeve të tjera bazuar në rezultatet zgjedhore, 20% e totalit të këtij buxheti u shpërndahet forcave politike bazuar në numrin e të zgjedhurve që ato kanë në parlament ose këshillave bashkiak që i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar, në rastin konkret, grave dhe vajzave. Ndërkohë parashikohen dhe fonde vjetore të posaçme për organizatat e grave brenda partive politike, si ato parlamentare dhe ato të përfaqësuar në Këshillat Bashkiak. Mirëpo, përtej ligjit të shkruar mirë në letër, zbatimi i saj ka lënë jo pak për të dëshiruar dhe efektet e saj nuk kanë qenë ato të pritshmet.

    Kurse në vendet e tjera, Shqipëri, Kosovë, Maqedonia e Veriut dhe Serbi, mungojnë dispozitat ligjore për këtë çështje. Me përjashtim të Partisë së Lirisë dhe Vetëvendosjes partitë e tjera politike nuk e kanë të përfshirë në statute mbështetjen financiare për gratë. Kjo tregon një nevojë urgjente për reforma të mëtejshme për të siguruar një barazi të vërtetë gjinore në politikë./DW

    U ekstradua nga Dubai 3 ditë më parë, gjykata lë në burg Florenc Çapjan

    ballkan Barazia gjinore
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Turisti per Caso”: Shqipëria po ndërton të ardhmen pa harruar historinë e saj

    June 6, 2026

    Sherr i dhu*shëm në Sarandë, disa persona përfundojnë në spital, 6 persona shoqërohen në polici

    June 6, 2026

    Bahreini dhe Kuvajti në alarm, aktivizohen masat mbrojtëse pas kërcënimeve për sulme të reja

    June 6, 2026

    Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, BE kërkon fundin e konfliktit

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.