Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Turisti per Caso”: Shqipëria po ndërton të ardhmen pa harruar historinë e saj

    Sherr i dhu*shëm në Sarandë, disa persona përfundojnë në spital, 6 persona shoqërohen në polici

    Bahreini dhe Kuvajti në alarm, aktivizohen masat mbrojtëse pas kërcënimeve për sulme të reja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, BE kërkon fundin e konfliktit

    June 6, 2026

    Situata në Lindjen e Mesme mbetet e tensionuar, ndërsa përplasjet mes Izraelit dhe Iranit vazhdojnë të rrisin shqetësimet për një zgjerim të mëtejshëm të konfliktit në rajon. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Izraeli ka dislokuar trupa ushtarake në Azerbajxhan, një zhvillim që ka ngjallur reagime të forta nga Teherani.

    Ndërkohë, nga Uashingtoni, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të ishte i gatshëm të takohej me Udhëheqësin Suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, në rast se një marrëveshje e mundshme do të mundësonte përfundimin e luftës mes dy vendeve.

    Megjithatë, përpjekjet diplomatike vijojnë të përballen me pengesa. Irani ka mohuar zërat se ka pranuar transferimin jashtë territorit të tij të uraniumit të pasuruar, ndërsa negociatat mbeten të bllokuara edhe për çështjen e fondeve iraniane të ngrira dhe lehtësimin e sanksioneve ekonomike.

    Në të njëjtën kohë, konflikti po ndikon edhe në Liban. Autoritetet shëndetësore në Bejrut raportojnë se të paktën 12 persona kanë humbur jetën nga sulmet izraelite të kryera në zonat ndërmjet Tiros dhe Nabatiyes. Bombardimet e fundit kanë shtuar frikën për përhapjen e luftimeve në një pjesë më të gjerë të rajonit.

    Pasojat e konfliktit po ndiqen me vëmendje edhe në aspektin ekonomik. Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se aktualisht nuk parashikohen mungesa të karburantit për avionët, pavarësisht tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme.

    Brukseli ka përsëritur thirrjen për rihapjen sa më të shpejtë të Ngushticës së Hormuzit, një nyje strategjike për tregtinë globale të naftës, duke theksuar nevojën për uljen e tensioneve dhe rikthimin e stabilitetit në rajon.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Turisti per Caso”: Shqipëria po ndërton të ardhmen pa harruar historinë e saj

    June 6, 2026

    Sherr i dhu*shëm në Sarandë, disa persona përfundojnë në spital, 6 persona shoqërohen në polici

    June 6, 2026

    Bahreini dhe Kuvajti në alarm, aktivizohen masat mbrojtëse pas kërcënimeve për sulme të reja

    June 6, 2026

    Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, BE kërkon fundin e konfliktit

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.