Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tragjedi në aksin Librazhd-Elbasan, humb jetën një shtetas kinez, disa të plagosur

    Skandal në Spanjë: Portieri godet me grusht kapitenin kundërshtar, rrezikon pezullim rekord

    Akuza të reja për Jeffrey Epstein/ Hetime për a*uzime në fermën “Zorro Ranch” në New Mexico

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Thuajse gjysma e gjermanëve pro ndalimit të AfD-së

    May 5, 2025

    Thuajse gjysma e qytetarëve gjermanë janë pro ndalimit të AfD-së pasi kjo parti e ekstremit të djathtë u kategorizua zyrtarisht si organizatë ekstremiste e djathtë nga shërbimi sekret i brendëshm i Gjermanisë.

    Sipas një sondazhi përfaqësues të kryer këtë fundjavë nga instituti i sondazheve INSA me porosi të gazetës Bild am Sonntag , 61% e gjermanëve janë dakord me kategorizimin e partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) si organizatë “e konfirmuar ekstremiste e djathtë” nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV).

    48% e të anketuarve e mbështesin madje ndalimin e kësaj partie. Rreth 37% thanë se janë kundër ndalimit, ndërsa 15% u shprehën se nuk janë as pro as kundër.

    Sa u përket efekteve të një ndalimi të mundshëm të AfD-së 35% e të anketuarve thanë se mendonin se një masë e tillë do ta forconte demokracinë, ndërsa 39% mendjnë se do ta dëmtonte demokracinë. Rreth 16% thanë nuk ​​mendonin se ndalimi do të kishte ndonjë efekt, ndërsa 10% nuk kanë ndonjë mendim për këtë pyetje.

    Klasifikim në rang federate

    Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) u klasifikua si parti ekstremiste e djathtë në të gjithë Gjermaninë nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV). Ky klasifikim ishte në fuqi më parë vetëm për tri degë rajonale në lindje të Gjermanisë: Tyringji, Saksoni dhe Saksoni-Anhalt.

    Që nga marsi i vitit 2021 AfD klasifikohet në mbarë vendin sigrup i dyshuar ekstremisti djathtë. Për këtë qëllim shërbimit sekret vendas iu lejua të përdorte edhe burime të sekrete si informatorë, survejim dhe vlerësim të burimeve publike dhe jopublike. Sipas hetuesve BfV-së që e ka qendrën në Këln, janë pikërisht këto vëzhgime, të cilat e kanë vërtetuar tashmë dyshimin se partia ndjek synime antikushtetuese.

    Ky klasifikim u dha sërish vrull diskutimeve për ndalimin e AfD-së. Megjithatë kancelari në largim, Olaf Scholz (SPD) paralajmëroi kundër një “vendimi të nxituar”./DW

    U ekstradua nga Dubai 3 ditë më parë, gjykata lë në burg Florenc Çapjan

    AfD gjysma e gjermanëve pro ndalimit të AfD-së
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tragjedi në aksin Librazhd-Elbasan, humb jetën një shtetas kinez, disa të plagosur

    April 27, 2026

    Skandal në Spanjë: Portieri godet me grusht kapitenin kundërshtar, rrezikon pezullim rekord

    April 27, 2026

    Akuza të reja për Jeffrey Epstein/ Hetime për a*uzime në fermën “Zorro Ranch” në New Mexico

    April 27, 2026

    “Furtunë” financiare për 4iG/ Qeveria hungareze bllokon 16 miliardë €, në rrezik edhe One Albania

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.