Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Skandal në Spanjë: Portieri godet me grusht kapitenin kundërshtar, rrezikon pezullim rekord

    Akuza të reja për Jeffrey Epstein/ Hetime për a*uzime në fermën “Zorro Ranch” në New Mexico

    “Furtunë” financiare për 4iG/ Qeveria hungareze bllokon 16 miliardë €, në rrezik edhe One Albania

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Furtunë” financiare për 4iG/ Qeveria hungareze bllokon 16 miliardë €, në rrezik edhe One Albania

    April 27, 2026

    Një zhvillim i fortë financiar në Hungari mund të ketë pasoja edhe në tregun shqiptar të telekomunikacionit. Qeveria e re hungareze, e drejtuar nga Péter Magyar, po rishikon një aplikim për kredi prej 16 miliardë eurosh nga Komisioni Europian, duke ngritur shqetësime për rreziqe korrupsioni.

    Paketa financiare, e cila parashikonte kredi me interesa të ulëta për sektorin e mbrojtjes, ishte aplikuar nga ish-qeveria e Viktor Orbán. Megjithatë, pas lançimit të saj, një pjesë e konsiderueshme e industrisë së mbrojtjes në vend u privatizua nga 4iG, në procese që tashmë janë nën hetim.

    Sipas mediave hungareze, pikërisht 4iG pritej të ishte një nga përfituesit kryesorë të këtyre fondeve. Bllokimi i kredisë nga qeveria aktuale lidhet kryesisht me këtë kompani, e cila shpesh është konsideruar e afërt me qeverisjen e mëparshme.

    Raportime nga media si “kontroll.hu” sugjerojnë se për shkak të këtij vendimi dhe hetimeve në vazhdim, 4iG mund të përballet me vështirësi serioze financiare, deri në rrezik falimentimi.

    Zhvillimet ndikojnë drejtpërdrejt edhe në One Albania, e cila është në pronësi të 4iG. Ekspertët paralajmërojnë se pasiguria financiare dhe reputacioni i dëmtuar i grupit mund të reflektohen në operacionet dhe stabilitetin e kompanisë në Shqipëri.

    Grupi 4iG tashmë përballet jo vetëm me sfida financiare për shkak të mungesës së fondeve, por edhe me rreziqe ligjore, pasi qeveria hungareze ka paralajmëruar hetime të thelluara për procedurat e privatizimit dhe lidhjet e mundshme me korrupsionin.

    Këto zhvillime vendosin në pikëpyetje të ardhmen e investimeve dhe ndikimin e tyre në tregjet ku operon grupi, përfshirë edhe Shqipërinë.

    financiare one albania Qeveria hungareze
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Skandal në Spanjë: Portieri godet me grusht kapitenin kundërshtar, rrezikon pezullim rekord

    April 27, 2026

    Akuza të reja për Jeffrey Epstein/ Hetime për a*uzime në fermën “Zorro Ranch” në New Mexico

    April 27, 2026

    “Furtunë” financiare për 4iG/ Qeveria hungareze bllokon 16 miliardë €, në rrezik edhe One Albania

    April 27, 2026

    Si mund të vritet një grua, një nënë e 4 femijëve, shoqëria duhet të reagojë?!

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.