Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Lumë kritikash në Itali”/ Fëmijët katolikë “detyrohen” të falen në xhaminë e shqiptarëve

    May 4, 2025
    "Lumë kritikash në Itali"/ Fëmijët katolikë "detyrohen" të falen në xhaminë e shqiptarëve
    Pamjet brenda xhamise ne Itali

    ITALI– Në Italinë fqinje vizita e fëmijëve dhe mësuesve të një çerdheje famullitare “Santa Maria delle Vittorie di Ponte della Priula’ në xhaminë e qendrës kulturore islamike Emanet në Susegana, ka ngjallur shumë polemika.  Pamjet e nxënësve të vegjël që luten, përpara një imami kanë shkaktuar një lumë kritikash.

    “Imazhet e fëmijëve të sjellë brenda një xhamie, të detyruar të gjunjëzohen në drejtim të Mekës dhe të luten përpara një imami, të trazojnë gjakun”, deklaroi Alberto Villanova, kreu i grupit Liga – Liga Veneta në këshillin rajonal.

    Më tej ai thekson rëndësinë e dialogut ndërfetar, edhe Giovanni Zorzi, sekretari provincial i PD-së, nuk i fsheh hutimet: Personalisht, do të kisha zgjedhur forma më laike për të adresuar mesazhin e duhur të paqes.

    Më 30 prill, grupi u prit nga Imami maqedon Avnija Nurceski në strukturën në Via Caduti.

    “Ishte një përvojë vërtet emocionale – mund ta lexoni në një shënim të postuar në rrjetet sociale nga shkolla . Ne hoqëm këpucët, mësuesit vendosën një vello dhe hymë në një dhomë të madhe ku në dysheme kishte një qilim të madh të kuq me disa vija të bardha ku qëndrohet për t’u lutur. Falënderime të përzemërta për imamin që hapi dyert e xhamisë dhe na priti me respekt, miqësi dhe entuziazëm“, thuhet në reagim.

    Nurceski shpjegoi se shkolla kishte shprehur dëshirën për t’u njohur me qendrën Emanet.

    “Të gjitha familjet e fëmijëve të përfshirë ishin informuar më parë për iniciativën dhe kishin nënshkruar autorizimin e daljes, duke e mirëpritur atë me shumë entuziazëm – thonë ata – edhe për shkak të përvojave të shumta kulturore që kanë jetuar tashmë, siç është ndarja e vakteve dhe leximi i përrallave në gjuhë të ndryshme”. “Fëmijët myslimanë kur shkojnë në një udhëtim me shkollën, ata vijnë dhe gjithmonë shkojnë të vizitojnë të gjitha kishat dhe mendoj se është e drejtë kështu, duke marrë parasysh edhe trashëgiminë e madhe artistike dhe kulturore të pranishme në kishat italiane.”-deklaroi ai.

    Kjo xhami frekuentohet më së shumti nga shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, dhe aty shpesh mbajnë ligjërata imamë shqiptarë po nga RMV./Radar.al 

    Erdhi nga Amerika/ Policia ndalon kandidatin e Partisë Demokratike në Fier

    “S’vdes njeri për bukë”/ Berisha: Brenda 100 ditëve nxjerrim çdokënd nga varfëria ekstreme

    Shoqërimi i kandidatit të PD, Policia e Fierit zbulon detaje mbi ngjarjen

    femijet katolike falen ne xhami itali xhamia e shqiptareve te maqedonise
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    June 13, 2026

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    June 13, 2026

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    June 13, 2026

    Pse është jetike të mbroni trurin në moshën 40-65 vjeç? Shkencëtarët: Kjo periudhë përcakton rrezikun për demencë dekada më vonë

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.