Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hegseth: Ngushtica e Hormuzit është më shumë luftë e Evropës sesa e SHBA

    Aksident në Lezhë-Milot, kamionçina përplas motorin, plagoset drejtuesi

    Fluturim mbi bazën e Kuçovës, Ambasadori i SHBA në NATO në Shqipëri, ambasada amerikane publikon pamjet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Male “pa kufij”: Shebeniku dhe Jabllanica

    May 2, 2025

    Shebeniku dhe Jabllanica ndajnë të njëjtin masiv malor, por jo të njëjtin status mbrojtjeje. Në Shqipëri, Shebeniku është park kombëtar, ndërsa Jabllanica në Maqedoninë e Veriut mbetet ende pjesërisht e pambrojtur.

    Në kufirin lindor të Shqipërisë, ngjitur me Maqedoninë e Veriut, shtrihet Parku Kombëtar i Shebenikut. Një zonë e mbrojtur me rëndësi të veçantë për biodiversitetin, e cila përfaqëson një nga ekosistemet malore më të ruajtura në vend.

    Në Shqipëri Shebeniku ka statusin e parkut kombëtar që prej vitit 2008 dhe është strehë për shumë specie të rralla. Parku ka një sipërfaqe prej rreth 34 mijë hektarësh dhe përfshin një pasuri të madhe natyrore, me afro 1.800 lloje bimësh dhe kafshësh.

    Shebeniku – Pjesë e brezit të gjelbër të Europës

    Fatmir Brazhda, Drejtor i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Elbasan, thotë për DW: “Parku Kombëtar i Shebenikut ndodhet në brezin e gjelbër të Europës. Gjithashtu një pjesë e këtij parku, rreth 3.200 hektarë, është vlerë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, sepse këtu gjenden disa nga pyjet më të vjetra të ahut në Europë. Parku  karakterizohet nga fauna e egër si rrëqebulli i Ballkanit, që ishte dhe pikënisja për shpalljen e parkut – zonë e mbrojtur.”

    Në park ka edhe kafshë të tjera, si ariu i murrmë, gjithashtu një specie e rrezikuar, ujq, kaproj dhe shumë lloje të tjera që janë identifikuar nga kamerat kurth. Gjithashtu në park ka edhe 14 liqene akullnajorë që i japin një vlerë të shtuar biodiversitetit dhe natyrës së parkut.”

    Natyrës nuk i interesojnë kufijtë politikë
    Prej vitesh pala shqiptare ka propozuar krijimin e një parku të përbashkët ndërkufitar mes Shebenikut dhe malit të Jabllanicës në Maqedoninë e Veriut. Por, ndërsa Shebeniku është park kombëtar në Shqipëri, Jabllanica ende nuk e gëzon këtë status. Aktualisht vetëm 10-15% e saj është shpallur zonë e mbrojtur.

    “Shpresojmë që pala maqedonase të ndërmarrë hapa për shpalljen e Jabllanicës si park kombëtar. Natyrës nuk i interesojnë kufijtë politikë – vlerat e saj janë të përbashkëta dhe duhen ruajtur për brezat që vijnë”, thotë Brazhda.

    Në anën tjetër të kufirit, në fshatin Vevçan të Maqedonisë së Veriut, organizatat lokale si “Eko Svest” kanë qenë aktive në mbrojtjen e natyrës dhe promovimin e edukimit mjedisor, edhe pse pa një status të plotë ligjor për parkun.

    “Në anën shqiptare Shebeniku është park kombëtar prej më shumë se 10 vitesh. Në anën tonë, vetëm një pjesë e vogël e Jabllanicës është zonë e mbrojtur. Objektivi ynë është që në dekadën e ardhshme ta shpallim të gjithë malin si park kombëtar dhe të krijojmë një lidhje natyrore me Shebenikun”, thotë Darko Kjitanoski nga OQJ-ja Eko-Svest.

    Zhvillimi i turizmit

    Në Shqipëri përpjekjet për mbrojtjen dhe promovimin e parkut janë intensifikuar edhe nga shoqëria civile. Shoqata “Alb Natyra” ka përfshirë të rinjtë në hartimin e një guide praktike për parkun, duke synuar të lehtësojë orientimin e vizitorëve dhe të promovojë vlerat natyrore dhe kulturore të zonës.

    Gëzim Shuli, përfaqësues i Alb Natyra, thotë: “Kemi mbështetur zhvillimin e turizmit në zonë, përmes fuqizimit të barinjve, guidave turistike dhe shënjimit të shtigjeve të reja. Aktualisht po publikojmë edhe ‘Guidën e Shebenikut’. Po punojmë me të rinjtë – gjimnazistë dhe studentë – që po ndihmojnë në promovimin e parkut. Gjithashtu, bashkëpunojmë me organizata në Maqedoninë e Veriut për nisma ndërkufitare.”

    Shebeniku dhe Jabllanica janë një dëshmi se natyra nuk njeh kufij. Edhe pa marrëveshje formale ndërkufitare, bashkëpunimi mes komuniteteve në të dy anët e kufirit është një hap i rëndësishëm drejt një qasjeje të përbashkët për ruajtjen e pasurive natyrore përtej kufijve./DW

    6 dekada karrierë në film e TV/ Aktorja amerikane shuhet në moshën 100-vjeçare

    Vidhet dega e PD në Cërrik, janë marrë kompjutera dhe një televizor

    Vetëm në të brendshme dhe i “larë” në gjak, momenti kur turisti amerikan del nga banesa ku vr*u gruan

    Shkuan në Shkodër për pushime, amerikani pasi m*sakroi gruan turisti preu damarët

    Jabllanica Male Shebeniku
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hegseth: Ngushtica e Hormuzit është më shumë luftë e Evropës sesa e SHBA

    April 24, 2026

    Aksident në Lezhë-Milot, kamionçina përplas motorin, plagoset drejtuesi

    April 24, 2026

    Fluturim mbi bazën e Kuçovës, Ambasadori i SHBA në NATO në Shqipëri, ambasada amerikane publikon pamjet

    April 24, 2026

    “Mami, të duam çmendurisht”/ Mimoza Ahmeti shpërthen në lot pas surprizës nga vajzat në ‘Ferma VIP’

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.