SHKODËR– Janë zbuluar detaje të reja nga krimi në familje që tronditi Shkodrën paraditen e kësaj të premteje ku Brandon Saporito, një turist amerikan vrau me thikë gruan e tij, 54-vjeçaren Sandra Holley.
Bëhet me dije se çifti amerikan kishin shkuar në Shkodër për pushime disa ditë më parë, ku ishin akomoduar në një banesë të marrë me qera në lagjen në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”.
Por në rrethana ende të paqarta, pushimet e çiftit në Shqipëri janë kthyer në tragjedi, pasi 57-vjeçari ka masakruar me thikë gruan e tij, duke i marrë jetën. “Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen në lagjen “At Shtjefën Gjeçovi”, informojmë se autori i dyshuar i vrasjes së shtetases amerikane, S. S., 54 vjeçe, është bashkëjetuesi i saj, shtetasi amerikan, B. S., 57 vjeç.”-deklaroi policia.
Saporito pasi vrau 54-vjeçaren ka prerë damarët. Ai është dëmtuar lehtë në dorë dhe u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 57-vjeçari raportohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe është i alkoolizuar./Radar.al

20-vjeçari shqiptar humb jetën pas aksidentit me motor në Itali
“Të bashkuar për Shqipërinë në BE”/ Rama: Vetëm 9 ditë për takimin me historinë
Giro d’Italia starton më 9 Maj/ 3 etapat e para zhvillohen në Durrës, Tiranë dhe Vlorë


