Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kjo tragjedi mund të ishte parandaluar”: Familjari i çiftit të vrarë akuzon institucionet pas vrasjes në Roskovec

    Fëmijët nën 3 vjeç pa telefona dhe tableta: Italia propozon ligjin e ri

    Nga Beethoven te shpendët: Ja si mund të duken kartëmonedhat e ardhshme të euros

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Giro d’Italia starton më 9 Maj/ 3 etapat e para zhvillohen në Durrës, Tiranë dhe Vlorë

    May 2, 2025
    Giro d’Italia starton më 9 Maj/ 3 etapat e para zhvillohen në Durrës, Tiranë dhe Vlorë

    TIRANË– “Giro d’Italia 2025” do të nisë më 9 Maj në Shqipëri, ku do të zhvillohen tre etapat e para, dhe do të përfshijë 21 etapa duke përfunduar më 25 Maj në Romë.

    Prezantimi i ekipeve pjesëmarrës në aktivitet do të bëhet në datën 7 Maj ora 20:30 në Sheshin “Skënderbej”. Sot u publikua itinerari i plotë:

    ETAPA 1: 9 Maj / Durrës – Tiranë

    Xhiro do të nisë rreth orës 13:10 që nga Porti i Durrësit, ku do të bëhet nxehja dhe pedalimi i ekipeve deri sa të arrijnë në KM 0, në Durrës nga ku do të startojë gara. Sportistët do të vijojnë drejt Malit të Robit, në Kavajë, Rrogozhinë, Peqin, Papër, Bradashesh, Gracen, Mullet, TEG, Sauk, Surrel, Tiranë. Në Tiranë, ata do të rrotullohen nga Surreli, në Rrugën “Xhanfize Keko”, drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pastaj sërish në rrugën e “Rexhekrit”, drejt Surrelit, në rrugën “Xhanfize Keko” e në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Përfundimi i garës parashikohet të jetë rreth orës 17:03 në Sheshin “Nënë Tereza”.

    ETAPA 2: 10 Maj / Tiranë – Tiranë

    Gara nisë që nga Sheshi “Skënderbej” rreth orës 13:30, në drejtim të Bulevardit “Gjergj Fishta”, pastaj nëpërmjet Bulevardit “Bajram Curri” drejt sheshit “Nënë Tereza”, në Rrugën e “Elbasanit” drejt Saukut, rikthehen në Bulevardin “Bajram Curri”, nga Ura e Brrylit drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, deri tek Sheshi “Nënë Tereza”, ku rreth orës 17:15 është parashikuar të

    përfundojë xhiroja.

    ETAPA 3: 11 Maj / Vlorë – Vlorë

    Xhiro do të nisë rreth orës 13:15, nga Lungomare, ku do të bëhet nxehja dhe pedalimi i ekipeve deri sa të arrijnë në KM 0, në rrugën “Demokracia”, nga ku do të startojë gara. Sportistët do të vijojnë itinerarin drejt Kotës, në Brataj, drejt Qeparos, më pas nga Porto Palermo në Himarë, e më pas do të kthehen nga Qafa e Llogarasë, drejt Orikumit, e nëpërmjet Rrugës “Murat Tërbaçi” do të kthehen në Vlorë. Përfundimi i garës parashikohet të jetë rreth orës 17:26 në Rrugën “Sadik Zotaj”.

    Pas etapave në Shqipëri, gara do të kalojë në Itali, duke nisur nga Puglia. Nga atje, itinerari do të shkojë në veri, duke ruajtur një përbërje të ngjashme me edicionin e mëparshëm. Vështirësia do të shpërndahet përgjatë gjithë itinerarit, me dy provime individuale kohore të planifikuara. Ky format u miratua për të siguruar një ekuilibër më të madh.

    Një nga ndalesat kryesore do të jetë në Bormio, një vend alpin i njohur për ngjitjet historike si Gavia dhe Stelvio, megjithëse ky i fundit u anulua në vitin 2024 për shkak të rrezikut të ortekëve.

    Giro 2025 do të kalojë gjithashtu kufijtë italianë për të përfshirë një skenë në Slloveni, duke i shtuar garës një dhunti ndërkombëtare, duke zgjeruar tërheqjen e saj. Finalja e fazës së parafundit do të jetë në Sestriere, një ngjitje ikonë që mund të vendosë klasifikimin e përgjithshëm përpara se të mbërrijë në Romë më 1 qershor.

    Itinerari final do të prezantohet më 12 nëntor në Romë, ku do të zbulohen detaje të mëtejshme mbi garën dhe fazat e saj.

    Giro d’Italia është një nga eventet më të vjetra sportive në Itali, e cila transmetohet nga media të rëndësishme në shtetin italian, por edhe nga mediat e njohura sportive në botë./Radar.al

    “Të bashkuar për Shqipërinë në BE”/ Rama: Vetëm 9 ditë për takimin me historinë

    Vizita zyrtare në Tiranë/ Rama pret Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein

    9 Maj Durrës Giro d’Italia 2025 rome Tiranë Vlorë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kjo tragjedi mund të ishte parandaluar”: Familjari i çiftit të vrarë akuzon institucionet pas vrasjes në Roskovec

    July 25, 2026

    Fëmijët nën 3 vjeç pa telefona dhe tableta: Italia propozon ligjin e ri

    July 25, 2026

    Nga Beethoven te shpendët: Ja si mund të duken kartëmonedhat e ardhshme të euros

    July 25, 2026

    9 zakone të njerëzve kursimtarë që në fakt i varfërojnë pa e kuptuar

    July 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.