TIRANË– Policia e Tiranës ka filanizuar operacionin “The Holder”, ku ka vënë në pranga një 41-vjeçar, si dhe në sekuestrimin e një arsenali armësh dhe municionesh të ndryshme, përfshirë edhe emblema të Policisë së Shtetit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor “The Holder”.
Sekuestrohen 2 armë zjarri(pistoletë dhe pushkë), 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie, vihet në pranga poseduesi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të veprimeve për goditjen e veprimtarive të paligjshme në të gjitha fushat e shfaqjes së saj, bazuar në inteligjencën policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “ The Holder” si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi S. A., 41 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë operacionit, në Rrugën e Dibrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. A. Gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet e iu sekuestrua një armë e ftohtë(thikë).
Më tej, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, gjetën e sekuestruan 2 armë zjarri(pistoletë dhe pushkë), 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Radar.al
“Isha i varur nga al*ooli”/Lareti: Babain nuk e bëra dot gjysh


