Ditën e sotme u mësua se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi të madhe mish të importuar nga Brazili për shkak se ai rezultoi me salmonelë.
Ngarkesa prej mbi 18 tonësh fileto pule është konstatuar në Portin e Durrësit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
Sasia në fjalë mësohet se ka hyrë në Shqipëri më 11 mars, ndërsa një pjesa e madhe e sasisë prej 13.1 tonë raporothet se janë shitur.
AKU nuk e zbuloi se cila kompani e ka hedhur në treg fileton me salmonelë.
Por nga një hetim i bërë në rrjet mësohet se lompania që ka hedhur në treg fileton e pulës me salonelë është AMG, ose e njohur me emrin tregtar si ‘Dimal’.
5.2 ton fileto pule u bllokuan, ndërsa 13.1 ton dolën në treg.


