Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    BE vlerëson progresin e Shqipërisë: Pas Malit të Zi, vendi i radhës drejt anëtarësimit

    Aksidenti i rëndë/ Këmbësori humb jetën pasi u përplas nga një automjet në autostradën Vlorë-Fier

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Rama-Bashës: Trego të vërtetën dhe shpëtoji demokratët

    March 27, 2025
    Rama-Bashës: Trego të vërtetën dhe shpëtoji demokratët

    Kryeministri Edi Rama ka vijuar sërish replikat e tij me Lulzim Bashën, nëpërmjet një videoje të postuar në Facebook.

    Me nuance ironie Rama i kërkon Bashës që të ballafaqohet me Sali Berishën dhe t’i tregojë të vërtetat e PD-së euroatlantikëve.

    Kujtopjmë se Lulzim Basha ditën e sotme replikoi ndaj kryeministrit duke u shprehur se kreu i qeverisë “ia ka dhënë zemrën” personit të cilin në rrjet e cilëson si bufi i kënetës.

    Pjesë nga dialogu Basha-Rama

    Basha: O Rame si paske thënë sot e kam zemër Lulin.

    Rama: E thashë mor Lul, e thashë ndjesë të kërkoj falje, se e di që ti nuk do që këtë ta marrë vesh mileti dashurinë tonë. Po çfarë të bëj më foli zemra po plaste.

    Basha: Sa zemër më ke ti mo Rame. E mori vesh gjithë bota kur korruptove McGonigal, me më bërë gropën por re vetë brenda.

    Rama: Po unë gjithmonë kam rënë brenda mo burrë, sa herë jam marrë me ty gropë me gropë. Po nuk vej mend, se ta thashë nuk më le zemra, rënkon e shkreta, Luli e s’ka tjetër.

    Basha: S’të ndahet zemra nga bufi ty o Rame. Se vetëm ai të mban në pushtet. Ai ti dha votat për t’i liruar të korruptuarit.

    Rama: E jo, ate buf s’e kam dash kurrë dhe ti e di shumë mirë. Se ti edhe sot ke frikë t’ia përmendësh emrin mor Lul, se po të ndjek dhe në fushatë, e hiç, meazallah se ia thua euratlantikëve të verbëtat për bufin, për kënetën e për Gaz Ballakume e për tjetrin e për tjetrin. Jo mo vlla hiç. Vjen vërdallë o Rame, o Rame. Vjen vërdallë si reja e nënshpinës nëpër pantallona. Aman mor burrë, nxirre atë jatagan si me mua. Nxirre të shkretin dhe shpëtoji demokratët se do ngelen brenda në kënetë. Unë mezi të shkula nga çadra ty, nuk doje të votojë as vettingun, SPAK-un as që bëhej fjalë. Rama ik e Rama ik. Ja ika unë, po ti pse ike? Ike se kishe hall të mbrosh SPAK-un nga unë se mos e godas bashkë me bufin. Ndaj po vjen ti vërdallë si makinë policie me atë sirenën “O Ramee”. E mor sa i madh je…Unë e di që amerikanët u tërhoqën nga SPAK, po kaq di unë, se ti je euroatlantiku ynë, tek ty i ka shpresat Amerika. M’i bëj të fala Hysen Gjurës dhe Pëllumb Seferit.

    Berisha ironi Rama-Bashës replika
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    June 5, 2026

    BE vlerëson progresin e Shqipërisë: Pas Malit të Zi, vendi i radhës drejt anëtarësimit

    June 5, 2026

    Aksidenti i rëndë/ Këmbësori humb jetën pasi u përplas nga një automjet në autostradën Vlorë-Fier

    June 5, 2026

    Etmond Guri: Nga Greqia janë organizuar autobusë dhe automjete për protestat kundër projektit në Zvërnec

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.