Ish-banorja e “BBVK” e njohur në rrjet dhe si ish e dashura e Gjestit, Xheneta Fetahu ka komentuar në “Trotuar” rikthimin e Eglit në “BBVA4”.
Xheneta tha se rikthimi i Egli aty është një dështim i vërtetë. Ndërsa më tej nuk ngurroj të thoshte se Egli po imiton lojën e saj.
“Unë jam pro që ajo të respektojë veten dhe të mbajë qëndrim për veten. Por nuk jam pro me rikthimin e saj. Unë mendoj që është dështim për të dhe karrierën e saj. Do kisha dashur që të rikthehej si Egli dhe jo duke imituar dikë. Në shumë situata më imiton mua, se si kam luajtur unë lojën time. Në momentin që imiton dikë tjetër nuk je personazh në vete, nuk i bie që ke identitet dhe karakterin tëndin. Unë mendoj se kishte dalë më burrneshë që në momentin e parë, natën e parë që ka hyrë me marrë Gjestin të sqarohej me të, pse ke thënë këtë, pse ke luajtur këtë. Mendoj se është degjenerim më shumë për të. Mendoj se po mundohet që të duket si lojtare, por kjo nuk e bën lojtare. Atë e bën lojtare më shumë kur e mbyll atë temë. Ajo thotë s’do qaj para teje, e pastaj qan me të tjerët”, u shpreh Xheneta.
Pasi u pyet nga gazetari Bledi Mane se çfarë do t’i thoshte Eglit nëse do të përfundonte me Gjestin dhe Xheneta u përgjigj:
“Unë si vajzë nuk i kisha thënë që të përfundote me Gjestin. Nëse përfundon me Gjestin pas rikthimit është dështim prapë se i bie të jetë në kontraditë me fjalët e tua”.


