Pas përplasjeve të fundit me Xhenetën, fituesi i “BBVK3” bën me dije se ka angazhuar një avokat për të ndërmarrë masa ligjore kundra saj.
E gjitha kjo pasi Xheneta bëri publike disa inçizime të bisedave private mes tyre.
Nëpërmjet një reagimi të bërë në rrjet, menaxheri i Drilonit, Fisniku, mendon se publikimi i këtyre bisedave dëmton imazhin dhe dinjitetin e tij.
Ndaj ata kanë angazhuar avokaten Bedrie Rexhepi për të ndjekur çështjen.
Ndërsa Xheneta pretendon se publikimi i regjistrimeve ishte një akt mbrojtës, pasi ajo u ndje e kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij.
Konflikti mes dyshes në fjalë ndezi debate të shumta në rrjetet sociale.
Pritet për t’u parë se si do të vijojë kjo çështje.



