Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, së fundmi ka hedhur poshtë mundësinë e një koalicioni me politikanë të tjerë duke i cilësuar si të korruptuara ose të drejtuara nga figura jo parimore.
Nëpërmjet një delarate të bërë së fundmi Qori shprehet se politikanët që vendosin brenda listave të tyre familjarë iu mungon serioziteti në punën e tyre.
“Ne kemi parë që partitë e tjera janë tërësisht të ndryshme nga ne, ose janë të korruptuara që kanë qeverisur, ose janë produkte të këtyre të fundit. Janë të drejtuara nga politikanë jo parimorë që fusin ish-deputetë të partive që kanë sharë deri dje, që fusin prindërit në listat e deputetëve, etj. Niveli i seriozitetit është aq i ulët sa na ka distancuar gjithçka nga ta,” u shpreh Qori.
Kjo deklaratë është marrë si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj Adriatik Lapaj, i cili ka përfshirë në listën e tij të kandidatëve të afërm të familjes.


