Adriatik Lapaj e përfaqësues të partisë Lëvizja Bashkë të Arlind Qorit janë përplasur ashpër në një protestë të organizuar para Ministrisë së Brendshme, sot më 20 janar.
Ishte Arlind Qori që kishte paralajmëruar protestë, por asaj i është bashkuar edhe Lapaj, kreu i partisë ‘Shqipëria Bëhet’.
Situata degradoi deri aty sa Lapajn e dëbuan nga podiumi pasi ai tha me thirrjet ‘komunistët nuk bëhen njerëz’. Sipas Lëvizjes Bashkë, Lapaj nuk ishte regjistruar për të mbajtur një fjalim dhe sipas tyre po ‘vidhte protestën’ e zaptonte podiumin.


Shkak u bë radha se kush janë organizatorët e vërtetë të protestës, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit apo “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt.
Nuk kanë munguar akuzat e përfaqësuesve të Arlind Qorrit të cilët e kanë quajtur Adriatik Lapajn si të shitur, ndërsa ky i fundit i ka cilësuar si komunistë.


