Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    A po ua mbyll IA derën e punës të diplomuarve?

    Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër

    BE-ja nis negociatat e anëtarësimit me Ukrainën e Moldavinë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Gërdeci”/ Qytetarja: Mediu më ka vr*rë djalin dhe na k*rcënoi

    March 15, 2025
    "Gërdeci"/ Qytetarja: Mediu më ka vr*rë djalin dhe na k*rcënoi

    Në një intervistë për Report Tv, Zamira Durda e cila në masakrën e Gërdecit humbi djalin e saj  6-vjeçar, tregon se si ish-ministri Fatmir Mediu i ka kërcuar në sallën e GJKKO.

    Durda rrëfen moemntin se si në sallën e gjyqit të GJKKO, Fatmir Mediu i ka kërcënuar duke iu thënë “mbylleni gojën”.

    Absurde mbetet fakti se si ish-ministri që kërcënon në sallën e GJKKO dhe është në hetim i lirë, ndërkohë që Erion Veliaj mbahet në burg nën pretendimet e SPAK se ushtron presione.

    Një akuzë shumë e fortë kjo nga Durda, por mbetet një pikëpyetje e madhe se përse SPAK nuk ka reaguar dhe nuk ka marrë masa?

    Kujtojmë se Gjyqtarja e çështjes së Gërdecit është Irena Gjoka.

    Zamira Durda: I kam thënë dhe gjyqtares, të lutem, na kërcënojnë, na bërtasin, mos flini mos reagoni. Si mos të reagojë një nënë?

    Gazetari Andi Kapxhiu: Kush iu kërcënon? Keni kërcënime kohët e fundit?

    Zamira Durda: Po biles, nga avokatët e atij. E ngriti zërin para dy seancash. Mbylleni gojën, na u ngrit vetë i pandehuri. Na u ngrit drejtpërdrejtë, mbylleni gojën. Po i trajtoni viktimat si heronj, i thuhet gjyqtares.

    Gazetari Andi Kapxhiu: Ministri i asaj kohe në sallën e gjyqit iu kërcënoi? Ju tha mbylleni gojën, zoti Mediu…

    Zamira Durda: Po, po, pikërisht. Mbylleni gojën. Ishte e tmerrshme të duroje, vetëm i pandehuri ka të drejtë, ne s’kemi asnjë të drejtë të flasim, edhe po folëm do dalim jashtë. Po si durohet?

    Gazetari Andi Kapxhiu: Jeni e zhgënjyer edhe me drejtësinë e re.

    Zamira Durda: 2 vite jemi ende tek provat e prokurorit, jemi në seancë me datë 18, ka 147 faqe për të lexuar. Vetëm orë leximi, fjalime parlamenti, se s’ka asnjë provë, do vetëm të zvarrisë të përfitojë kohë. Është vrastare, është tallëse për ne viktimat. Na kërcënoi, na u hakërrye i pandehuri në sallë. E pastaj do dilkemi ne përjashta po folëm ne, po si. Të gjithë paguhen për atë proces gjyqësor, vetëm unë jam ajo që mbroj interesat e fëmijës sim.

    Në 17-vjetorin e masakrës së Gërdecit, me dhimbje mu në shpirt për humbjen e djalit në masakrën e Gërdecit, Zamira Durda  shprehet se nuk do të rresht së kërkuari drejtësi për djalin e saj./ Report.Tv

    Gërdeci mediu na kercenoi Zamira Durda
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    A po ua mbyll IA derën e punës të diplomuarve?

    June 13, 2026

    Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër

    June 13, 2026

    BE-ja nis negociatat e anëtarësimit me Ukrainën e Moldavinë

    June 13, 2026

    Këmbimi valutor 13 Qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.