Ditën e sotme gazetari Isa Myzyraj ka arritur të zbulojë se dosja e Irena Gjokës ndodhet në zyrat e PD.
Gazetari nëpërmjet një postimi të bërë në rrjet, poshtë fotos së zyrës ku shfaqen një sërë dokumentesh shkroi: Dosjet e Gjykatëses Irena Gjoka në zyrat e PD.
Kujtojmë se Irena Gjoka ishte gjyqtarja që caktoi masat e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe “arrest në burg” për dhëndrin e tij, Malltezin.



