Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Policia e Tiranës: Shoqërohet dhe procedohet avokati Altin Goxhaj pas incidentit në Rrugën e Kavajës

    Mësuesi në Maliq ndërron jetë papritur, gjendet pa shenja jete pas mësimit

    Romanca në Ferma VIP merr kthesë të fortë/ Indri tërhiqet, Vanesa gati t’i japë fund lidhjes jashtë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Zbardhet dosja: Kush e nxiti vr*sjen e Fatbardh Licit

    March 14, 2025
    Zbardhet dosja: Kush e nxiti vr*sjen e Fatbardh Licit

    Behar Bajri, i arrestuar në kuadër të aksionit të bërë nga SPAK konsiderohet si njeriu i intrigave që përplasi grupet kriminale në Shkodër. Përplasje të shumta që përfunduan në tragjedi.

    Në dosjen e SPAK ku Behar Bajri bashkë me Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin akuzohen si autorët kryesorë të vrasjes së Fatbardh Licit me 10 gusht 2018 në Shkodër, ndër të tjera thuhet se është Behari ai që çoi në konflikt Ibrahim Licin sot kundërshtar i përbetuar i tyre me Astmer Bilalin. Dhe intriga ishte thurur për vjedhje rosash.  

    “Duke analizuar komunikimet e lartpërmendura, pamjet filmike dhe vendndodhjet e personave rezulton se personi nën hetim Behar Bajri Brajoviq i’a atribuon vrasjen e shtetasit Boran Bërçana, shtetasit Ibrahim Lici, si dhe përgatit konfliktin ndërmjet shtetasve Ibrahim Lici dhe Astmer Bilali. Ai i kryen komunikimet me zë të lartë (viva voce) që personat e tjerë të pranishëm të dëgjojnë bisedat ku Ibrahimi referon faktin se Astmeri i ka vjedhur Arjanit rikat. Pasi krijohet konflikti, Safeti thërret Astmerin që të shkojë në Tiranë në orën nëntë të darkës. Pasi Astmeri vjen në Tiranë, atij i tregohet për faktin që Ibrahimi e ka quajtur atë hajdut dhe aty fillon debati ndërmjet tyre, i cili vazhdon deri në orët e vona të natës”, thuhet në dosje.  

    Përplasja mes Licit e Bilalit u agravua teksa ata organizonin vrasjen e Fatbardh Licit në shenjë hakmarrje ndaj ekzekutimit të mikut të tyre Boran Bërçana.

    Behar Bajri ka përplasur me intrigat e tij edhe boss të tjerë të krimit, ndërsa vrau dhe një prej njerëzve që e konsideronte si mikun e tij, Gjin Ndojin Boriçi.

    Ky i fundit ishte mik me ish-policin Bërçana. Pasi Bajrat e vranë shkuan edhe në varrimin e Boriçit.

    Në vrasjen e Fatbardh Licit, Astmer Bilali dhe Behar Bajri që e thërriste Ibrahimin kumbar refuzuan t’i shkonin për ngushëllim.

    Kujtojmë se në vrasjen e Fatbardh Licit rezulton e përfshirë edhe Eria Ago, ish-missi shqiptar njëkohësisht dhe e dashura e Safet Bajrit e cila ndodhet tashmë në paraburgim.

     

    Behar Bajri dosja e spak Safet Bajri vr*sjen e Fatbardh Licit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Policia e Tiranës: Shoqërohet dhe procedohet avokati Altin Goxhaj pas incidentit në Rrugën e Kavajës

    April 16, 2026

    Mësuesi në Maliq ndërron jetë papritur, gjendet pa shenja jete pas mësimit

    April 16, 2026

    Romanca në Ferma VIP merr kthesë të fortë/ Indri tërhiqet, Vanesa gati t’i japë fund lidhjes jashtë

    April 16, 2026

    Plas debati live/ Grida Duma përplaset me Alfred Lelën dhe e largon nga studio

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.