Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, ka nisur një hetim disiplinor për Ajshe Xhafa.
Gjyqtarja e Gjykatës së Kukësit akuzohet për disa shkelje të mundshme të procedurave ligjore dhe sjellje të papërshtatshme gjatë ushtrimit të detyrës.
Pas një sërë ankesash dhe denoncimesh, të cilat kanë ngritur shqetësime të forta për performancën e saj në sistemin e drejtësisë,ILD ka nisur hetimet.
Burime për “Ora Neës”, bëjnë me dije se Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, ka shpallur një vërejtje publike për gjyqtaren e Gjykatës së Kukësit, Ajshe Xhafa, pas shqyrtimit të ankesave dhe shqetësimeve të ngritura nga qytetarët dhe palët e përfshira në procedurat gjyqësore.
Ankesa kresore është se: Gjyqëtarja ka kaluar afatet ligjore për zbardhjen e vendimeve gjyqësore.
Sipas ligjit Gjyqtaret kanë detyrimin të zbardhin vendimet brenda afateve të parashikuara nga ligji, por gjyqtarja Xhafa ka dështuar të përmbushë këtë detyrim, duke shkaktuar vonesa të mëdha dhe duke penguar realizimin e drejtësisë në kohë.
Një nder ankesat e tjera për gjyqtaren është se ajo mungonte me ditë të tëra në zyrë,duke penguar kështu disa procese gjyqsore.


