BERLIN– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka zhvilluar rublikën “LIVE” në rrjetet sociale “Sy m’sy”, nga Berlini, atje ku vendi ynë u zgjodh vend nderi në Panairin e Turizmit.
“Unë nuk kam pasur problem me oqeanin, por ti qenke zgjuar në kënetë dhe ke fjetur atje. Unë s’kam problem me oqeanin dhe të jesh i sigurt që e kaloj sa herë të dua, dhe mos u çudit fare se jo vetëm do ta kaloj, por po ta lë për surprizë që do ta bëj për ty dhe për kënetën. Eh, çfarë na gjeti, ‘a e kalon dot oqeanin’ më thotë.”-deklaroi Rama./Radar.al


