TIRANË-Numri një i qeverisë, Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në platformën X, pasi SPAK ka lëshuar 24 masa sigurie ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, duke u shprehur se sipas tij, janë masa të lëshuara pa gjyq.
Postimi i Ramës:
Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë. Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë2030. Nesër në 09.00 LIVE nga godina e Kuvendit./Radar.al
SPAK në UBT/ 24 masat e sigurisë ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor, zbardhen EMRAT


