TIRANË– Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lëshuar 24 masa sigurie për stafin e Universitetit bujqësor të Tiranës. Burimet bëjnë me dije se 5 masa janë arrest me burg, 10 arrest shtëpie dhe 9 të tjera detyrim paraqitjeje.
Masat e sigurisë dyshohet se kanë ardhur pasi 24 personat kanë kryer abuzime me tendera të ndryshëm. Ndaj personave që janë lëshuar masat e sigurisë rëndon akuza e shpërdorim të detyrës dhe korrupsionit. Pritet një njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme lidhur me hetimin.
Ndërkohë janë zbardhur emrat e 5 personave të cilët janë lënë në masën “arrest me burg”. Të arrestuarit janë Edmond Tërthorja, Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto dhe Piro Zoga.
Masa “arrest shtëpie” u vendos ndaj 10 personave. Në arrest shtëpie janë lënë Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho dhe Tedi Proda. Gjithashtu janë firmosur 9 masa “detyrim paraqitje”.
Arrest me burg:
1. Edmond Tërthorja
2. Amarildo Lleshi
3. Mehmet Qoshja
4. Altin Murto
5. Piro Zoga
Arrest Shtëpi:
1. Agim Sefa
2. Arjan Buliqi
3. Serafin Skënderi
4. Ilir Kusi
5. Dritan Laçi
6. Azem Parllaku
7. Artur Koleci
8. Radion Dhromi
9. Blenard Spaho
10. Tedi Proda
Janë firmosur edhe 9 masa “detyrim paraqitje”./Radar.al


