Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjumi i pasdites mund të lidhet me ngadalësimin e plakjes së trurit

    Ukraina intensifikon sulmet me dronë ndaj Rusisë, qindra mjete ajrore neutralizohen gjatë natës

    Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Kujtohu se ke 2 fëmijë…”/ Për t’i shpëtuar drejtësisë, Shullazi dhe deputeti i njohur për pak i morën jetën burrit të juristes (DETAJE)

    February 15, 2025
    "Kujtohu se ke 2 fëmijë..."/ Për t'i shpëtuar drejtësisë, Shullazi dhe deputeti i njohur për pak i morën jetën burrit të juristes (DETAJE)

    SPAK së fundmi dërgoi për gjykim Emiljano Shullazin, në lidhje me rastin e ndodhur më 23 prill 2023, dita ku u dhunua fizikisht bashkëshorti i gjyqtares së Apelit për Krime të Rënda, Saida Dollani.

    SPAK bën me dije se nga hetimet rezulton se Shullazi ka qenë personi që drejtoi sulmin e rëndë.

    “I pandehuri Emiljano Shullazi, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë katërmujorit të parë të vitit 2019, si dhe veprimtari e konkretizuar më datë 23.04.2019, 2021, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar prej tij ka goditur një pjesëtar të familjes së një gjyqtareje, anëtare e një trupe gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, e cila gjykonte një cështje penale ndër të tjera edhe në ngarkim të këtij të pandehuri. Ky i fundit, për këtë çështje gjyqësore, kishte kërkuar përjashtimin e kësaj gjyqtareje”, thuhet në njoftimin e SPAK.

    Ngjarja e rëndë u zbulua nga bisedat në SKY ECC. Për rrjedhojë ka rezultuar se organizator i dhunimit dhe më pas vendosjes së pistoletës në gojë të burrit të gjyqtares, është shtetasi Emiljano Shullazi, një emër i njohur goxha në botën e krimit.

    Policia në lidhje me ngjarjen ndaj burrit të juristes arrestoi një person por ai fitoi lirinë.

    Pas pak kohësh çështja për akuzën e “Kanosjes ndaj gjyqtarit” dhe rrahjes së bashkëshortit të Dollanit u pezullua nga prokuroria e Tiranës, për mungesë autori.

    Çështja u pezullua ndonëse raportimet dhe dyshimet e para krijonin bindjen se gjithçka ishte bërë nga brenda burgut me qëllim që Saida Dollani të jepte dorëheqjen nga procesi penal kundër Shullazit, Gilmando Danit dhe 4 personave të tjerë që po zhvillohej në gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.

    Referuar dosjese penale nga SPAK me 50 persona të arrestuar, njerëzit kryesorë që kanë bërë të mundur rrahjen brutale të burrit të Saida Dollani rezultojnë se janë Emiljano Shullazi, ish-deputeti i PS Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj.

    Burri i gjyqtares denoncoi se u kërcënua me pistoletë në prill të vitit të kaluar. Ndërsa kujtojmë se gruaja e tij ishte pjesë e trupës gjyqësore të Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.

    “…në një moment dola për të pirë një cigare nga një lokal ku isha me një mikun tim. Në atë moment kaloi gruaja ime me një shoqe dhe vajzën e saj, ndërsa pak minuta më pas erdhi një djalë i ri rreth 20-22 vjeç. Ai erdhi direkt me pistoletë në dorë, më rrëzoi në tokë dhe më drejtoi pistoletën në gojë dhe mu drejtua me fjalët ‘ti me atë tët shoqe mos harro se ke dy fëmijët në Francë’. Kërcënimi ka ndodhur për shkak të funksionit të bashkëshortes time si gjyqtare në gjykatën e Apelit për Krime të rënda…”, është shprehur mes të tjerash ai.

    Për shkak të kësaj ngjarjeje Saida Dollani u largua nga procesi gjyqësor i Shullazit, ndërsa për rastin e kërcënimit nisën hetimet në Prokurorinë e Tiranës.

    10 muaj më pas prokurorja Ida Ahmetlli kërkoi pushimin e hetimeve, ndërsa gjykata e kundërshtoi duke e rikthyer për vijimin e hetimeve.

    Sërish çështja nuk mundi të zbardhej duke shkuar drejt pezullimit të saj. Procesi i Shullazit ngeci në Apel, ku ky i fundit dhe grupi i tij apeluan vendimin e shkallës së parë.

    Dënimi i tyre në Apel u dha pa prezencën e avokatëve mbrojtës, ndërsa çështja tashmë është në Gjykatën e Lartë.

    Shullazi u dënua nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda dhe në Apel me 14 vite burg, ndërsa grupi në total me 55 me për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobë vënie dhe kanosje për shkak të detyrës.

    Pjesë e këtij grupi ishin, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endri Zela dhe Endri Qyqja.

     

    për pak i morën jetën burrit të juristes saida dollani Shullazi dhe deputeti i njohur
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjumi i pasdites mund të lidhet me ngadalësimin e plakjes së trurit

    June 6, 2026

    Ukraina intensifikon sulmet me dronë ndaj Rusisë, qindra mjete ajrore neutralizohen gjatë natës

    June 6, 2026

    Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin

    June 6, 2026

    Njihet zyrtarisht diabeti i tipit 5, forma e lidhur me kequshqyerjen që prek miliona njerëz

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.