Ditën e sotme u mësua se SPAK mbylli hetimet nisi komunikimin e akuzave për anëtarët e 7 grupeve kriminale, që u goditën në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Pas kësaj procedure pritej që organi hetues t’i drejtohet gjykatës për seancë paraprake.
Pjesë e këtryre grupeve përveç emrave të njohur në botën e krimit u evidentuan edhe zyrtarë të lartë policor, si drejtori i Policisë së Lezhës Henerigert Mitri, apo persona melidhje me politikën si ish-deputeti Arben Ndoka e vëllai i deputetit Eduard Ndreca, Armando Ndreca.
Territoret ku shtriheshin këto grupe kriminale përfshin qytetet si: Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.
Kujtojmë se në kuadër të këtij operacioni në maj 2024 u krye fillimisht arrestimi i 20 personave, 14 prej të cilëve në Shqipëri, dhe 6 jashtë vendit, përkatësisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë e 2 në Belgjikë.
Gjithashtu SPAK njoftoi goditjen e anëtarëvce të grupit të Ervis Martinajt, i cili në aleancë me grupin e drejtuar nga ish deputeti i PS-se, Arben Ndoka dhe bashkëpunëtor me grupin kriminal të Avdylajt në Durrës rekrutonin vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit.
U kontaktua dhe Emiljano Shullazhi që ndodhet në burg i dyshuar për vrasjen e Durim Bamit.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri organizonte lojrat e fatit në këtë qytet duke mbështetur e bashkëpunuar me biznesmenin strategjik Pëllumb Gjoka që ndodhet në arrest në kuadër të dosjes “Metamorfoza” dhe me Shefin e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve po këtë drejtori, Klodjan Shahini drejtonin kultivimin e kanabisit.
SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë të përafërt mbi 4,5 milion Euro mes tyre gati 3 milione euro jane para cash dhe valixhe me florinj e ora.
7 grupet kriminale të shkatërruara:
Ervis Martinaj Fushë-Kuqe
Arben Ndoka Lezhë
Emiljano Shullazi Durrës
Astrit Avdulaj Durrës
Durim Bami Fushë-Krujë
Duka-Hyseni Tiranë dhe Vlorë
Edison Reçi Rrëshen


