Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Autoriteti i Konkurrencës vendos masa ndaj Vodafone dhe One, paketa më të favorshme për pensionistët dhe studentët

    Kuvendi miraton me 74 vota marrëveshjen për huan 302 milionë dollarë nga SHBA për mbrojtjen, opozita mungon në seancë

    SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar nar*otikësh drejt Finlandës, zbardhet skema

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Trump, Ishiba: Do të nisim një “epokë të re të artë” në marrëdhëniet SHBA-Japoni

    February 8, 2025
    Trump, Ishiba: Do të nisim një “epokë të re të artë” në marrëdhëniet SHBA-Japoni
    Kryeministri japonez Shigeru Ishiba dhe Presidenti amerikan Donald Trump

    SHBA– Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri japonez Shigeru Ishiba u takuan në Shtëpinë e Bardhë të premten, duke shpallur një “epokë të re të artë” në marrëdhëniet SHBA-Japoni. Vizita vjen mes vendimeve të hershme të politikës së jashtme të Presidentit Trump që kanë tronditur aleatët dhe kundërshtarët.

    Shumë japonezë ishin të shqetësuar për vizitën e kryeministrit Shigeru Ishiba të premten në Shtëpinë e Bardhë. Por, ai duket se arriti të ndërtonte raporte të mira me Presidentin Donald Trump.

    Zoti Ishiba lavdëroi Presidentin amerikan, duke thënë se ai ishte frymëzuar nga shpirti i patrembur i zotit Trump për të fituar zgjedhjet dhe për të përmbushur misionin e tij, madje edhe pas një atentati.

    “Ju do të zbatoni nismën tuaj për ta bërë Amerikën sërish Madhështore. Dhe gjithashtu do të dyfishoni përpjekjet tuaja për të sjellë paqe në botë. Për këtë arsye Zoti ju ka shpëtuar”, tha kryeministri japonez.

    Ata njoftuan fillimin e një “epokë të re të artë” në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë. Vizita e zotit Ishiba vjen mes lëvizjeve të hershme të Presidentit Trump në politikën e jashtme, që kanë përshkallëzuar trysninë jo vetëm ndaj kundërshtarëve të Shteteve të Bashkuara, por edhe ndaj aleatëve dhe partnerëve të saj. Të premten Presidenti Trump kërcënoi sërish me tarifa të ndërsjella.

    “Ne do vendosim tarifa reciproke ndaj çdo vendi që na detyron të paguajmë tarifa kaq të larta”, tha ai.

    Zoti Ishiba nuk pranoi të thoshte nëse vendi i tij do të hakmerrej.

    Një tjetër çështje e debatueshme mes dy vendeve është oferta e kompanisë japoneze të prodhimit të çelikut “Nippon Steel” për blerjen e kompanisë amerikane nga Pitsburgu, “U.S. Steel” për 15 miliardë dollarë. Ish Presidenti Joe Biden e bllokoi marrëveshjen në javët e fundit të mandatit të tij, duke përmendur shqetësimet mbi ndikimin që kjo mund të kishte në sigurinë kombëtare. Të premten, Presidenti Trump ishte i hapur për negociata.

    “Ata do të shqyrtojnë mundësinë e një investimi në vend të blerjes së kompanisë amerikane. Nuk na pëlqeu ideja. “US Steel” është një kompani shumë e rëndësishme për ne”, tha Presidenti Trump.

    Japonia ra dakord të rrisë investimet në sektorët kryesorë të Shteteve të Bashkuara, si dhe të blejë më shumë gaz natyror të lëngshëm amerikan, pika të rëndësishme të agjendës së zotit Trump.

    “Ata janë në gjendje të përdorin avantazhin e tyre në një mënyrë shumë strategjike dhe njëkohësisht të përpiqen të bëjnë gjëra që janë në interesin e Presidentit Trump, si mbetja e forcave amerikane në Japoni dhe vazhdimi i angazhimit amerikan në Indo-Paqësor”, thotë eksperti Jeffrey Hornung nga korporata Rand.

    Në fushën e sigurisë, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia pritet të vazhdojnë bashkëpunimin për frenimin e kërcënimit bërthamor nga Koreja e Veriut dhe agresionin e Kinës në ngushticën e Tajvanit, Detin e Kinës Jugore dhe Detin e Kinës Lindore.

    Marrëveshjet aktuale në fushën e mbrojtjes mes Uashingtonit dhe Tokios, duke përfshirë angazhimet trepalëshe me aleatë të tjerë si Koreja e Jugut dhe Filipinet, pritet të vazhdojnë./VOA

    Ishiba marrëdhëniet SHBA-Japoni Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Autoriteti i Konkurrencës vendos masa ndaj Vodafone dhe One, paketa më të favorshme për pensionistët dhe studentët

    July 27, 2026

    Kuvendi miraton me 74 vota marrëveshjen për huan 302 milionë dollarë nga SHBA për mbrojtjen, opozita mungon në seancë

    July 27, 2026

    SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar nar*otikësh drejt Finlandës, zbardhet skema

    July 27, 2026

    Reshjet sjellin rënie gurësh në disa akse në veri, rihapet rruga Qafë Thorë–Theth, ARRSH: Qarkullimi vijon normal

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.