TIRANË– Pak minuta na ndajnë nga orari zyrtar që opozita ka njoftuar për nisjen e protestës para Kryeministrisë, ndërsa forca të shumta policie kanë rrethuar Kuvendin dhe godinën e Kryeministrisë.
Protesta pritet të mbahet para Kryeministrisë, por forca të shumta policie janë parë edhe në hyrje të Kuvendit.
Siç ka njoftuar edhe kryedemokrati Sali Berisha protesta e opozitës pritet të ketë pjesëmarrje të qytetarëve nga disa qytete të ndryshme të vendit.
Gjithashtu nëj grup qytetarësh janë nisur edhe nga Gjirokastra për të marrë pjesë në protestë.
Ndërkohë për mbarëvajtjen e protestës në terren janë angazhuar mbi 1200 forca policore, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA. Garda e Republikës po ashtu do të jetë e gjitha në gatishmëri. Ndërkohë në protestë të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz. 5 autobotë me ujë janë vendosur po ashtu në zonë./Radar.al


