Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Policia e Tiranës: Shoqërohet dhe procedohet avokati Altin Goxhaj pas incidentit në rrugën e Kavajës

    Mësuesi në Maliq ndërron jetë papritur, gjendet pa shenja jete pas mësimit

    Romanca në Ferma VIP merr kthesë të fortë/ Indri tërhiqet, Vanesa gati t’i japë fund lidhjes jashtë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    Protesta e 8 Shkurtit/ Berisha qytetarëve: T’i presim biletën e disfatës së plotë mazhorancës më 11 Maj

    February 7, 2025
    Protesta e 8 Shkurtit/ Berisha qytetarëve: T’i presim biletën e disfatës së plotë mazhorancës më 11 Maj
    Sali Berisha

    TIRANË– Ditën e sotme, Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë pjesë e protestës së 8 shkurtit.

    “Jam sot para jush për të ftuar çdo të ri shqiptar të dalë nesër në shesh në përballje me këtë qeveri që nuk meriton asnjë ditë pushteti, që rrënon dhe shkatërron ëndrrën shqiptare, ëndrrën më të bukur të një të riu për të jetuar në vendin e tij. Që i përzë nga Shqipëria në mënyrën më të pamëshirë. Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen të nesërmen, por nuk ka kurajë sepse dosjet e tij janë aq të rënda, që edhe dy jetë po t’i ketë, vitet e burgut që meriton, nuk i kryen dot. Ndaj dhe jam sot para jush për të ftuar çdo të ri shqiptar të dalë nesër në shesh në përballje me këtë qeveri që nuk meriton asnjë ditë pushteti, që rrënon dhe shkatërron ëndrrën shqiptare, ëndrrën më të bukur të një të riu për të jetuar në vendin e tij. Që i përzë nga Shqipëria në mënyrën më të pamëshirë. Ftoj çdo rrogëtar të ndershëm të bashkohet me ne sepse me emergjencë rrogat nuk do jenë kurrë këto që janë sot. Do vendoset rroga minimale 500 euro, do vendoset rroga mesatare 1200 euro, të shkëputen nga ky regjim. Ftoj çdo biznesmen të bashkohet pasi ne do ulim të paktën me 50 përqind barrën fiskale. Ne do luftojë me zero tolerancë korrupsionin dhe gjobat që paguajnë. Energjia, që sot e paguajnë 18 lekë, do u shitet me 6 lekë, me një çmim tre herë më të lirë. I garantoj për transparencë, konkurrencë të ndershme. Ftoj fermerët të bashkohen në këtë protestë. Fshati është i përjashtuari i madh nga Shqipëria. Ka vetëm një alternativë, falimentimin. Garantoj se pensionet, të cilat sot në fshat janë 120 euro, 3 muajt e parë të qeverisjes së PD, do jenë 200 euro. Garantoj se një skemë e konsoliduar e subvencioneve për çdo rrënjë, për çdo kokë bagëti, për çdo njësi prodhimi, do jetë politika jonë transformuese për bujqësinë. Investime të mëdha në infrastrukturë dhe trefishim i buxhetit për bujqësinë. Ftoj çdo pensionist dhe pensioniste që po keqtrajtohen sot në mënyrën vërtet poshtëruese dhe të pamëshirë. Edi Rama me qëndrimet që mbajti dhe politikat që ndoqi, bëri që pensionistët shqiptarë, që në vitin 2013 kishin pensionet më të larta në rajon, sot i kanë ato të paktën 3 herë më të ulëta se pensionet e rajonit. Dhe Edi Rama pretendon se në qoftë se do i rrisim ato, Shqipëria falimenton. U shtroj vetëm një pyetje pensionistëve që në vitin 2005 merrnin pensionin e ulët 36 euro, a nuk u rrit ky pension në 82 euro? Pensionistët me pension të mesëm 110 euro a nuk u rrit ky pension në 146 euro? A falimentoi Shqipëria? Absolutisht jo. Përkundrazi. Shqipëria u begatua dhe varfëria u luftua. Ndaj ftoj që asnjë pensionist të mos mashtrohet më nga ky i pashpirt. Garantoj qytetarët se përmbysja e Edi Ramës do të thotë çlirim i dhimbjeve që ata përjetojnë nga situata ekonomike. Nafta nuk do shitet më kurrë me çmim 10 përqind plus-minus çmimin e naftës në Kosovë dhe Maqedoni. Të gjithë personat me të ardhura të ulëta do kenë kartën e konsumatorit dhe energjia për konsum familjar do zbresë në 7 lekë. Pra, me pjesëmarrjen tuaj nesër në protestë ju jepni një kontribut të madh. I prisni biletën e disfatës së plotë me 11 maj regjimit të narkoshtetit të Edi Ramës.”- u shpreh Berisha./Radar.al

    protesta e 8 shkurtit sali berisha zgjedhjet 11 maj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Policia e Tiranës: Shoqërohet dhe procedohet avokati Altin Goxhaj pas incidentit në rrugën e Kavajës

    April 16, 2026

    Mësuesi në Maliq ndërron jetë papritur, gjendet pa shenja jete pas mësimit

    April 16, 2026

    Romanca në Ferma VIP merr kthesë të fortë/ Indri tërhiqet, Vanesa gati t’i japë fund lidhjes jashtë

    April 16, 2026

    Plas debati live/ Grida Duma përplaset me Alfred Lelën dhe e largon nga studio

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.