Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pas një periudhe të gjatë me drejtues të komanduar, Auron Rrokaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave

    Surprizë e veçantë për Selin Bollatin në 24-vjetor, Gimbo rikthen atmosferën e “Big Brother”

    Tragjedia në Maliq/ Drejtori i Policisë: Kalla*hnikovi depërtoi jelekun antiplumb, 40 efektivë morën pjesë në operacionin ku humbi jetën polici Enea Mekolli

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Statistikat/ Milani ruan portën, Roma do suksesin e parë në transfertë

    February 5, 2025
    Statistikat/ Milani ruan portën, Roma do suksesin e parë në transfertë

    Sot në një “San Siro” me thuajse të gjitha biletat e shituara, do të luhet Milan-Roma, në orën 21:00. Kjo sfidë vlen shumë për të dyja skuadrat, madje në valle janë më shumë se kalimi në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, pasi, nëse kuqezinjtë synojnë të regjistrojnë një farë vazhdimësie, verdhekuqtë dëshirojnë t’i japin një ngjyrë tjetër sezonit të tyre. Statistikat, megjithatë, nuk janë nga ana e kryeqytetasve.

    – Ndeshja e fundit e Serisë A ndërmjet Milanit dhe Romës u luajt në “San Siro” më 29 dhjetor. Rezultati përfundimtar ishte 1-1, me golat e Reijnders dhe Dibalës. Kuqezinjtë nuk i kanë mundur kundërshtarët e sotëm prej më shumë se një viti. Ishte 14 janar 2024, 3-1 për vendësit në Milano.

    – Milani ka mbetur i pamposhtur në 10 nga 11 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Romës (6 fitore, 4 barazime), duke shënuar mesatarisht 2.2 gola në çdo sfidë. Suksesi i fundit verdhekuq kundër “Djallit” regjistrohet në prill të vitit të kaluar në Ligën e Europës.

    – Ndeshjet e fundit midis Milanit dhe Romës në Kupën e Italisë datojnë në gjysmëfinalet e edicionit 2006/07: Verdhekuqtë arritën në aktin final pas përballjes së dyfishtë (2-2 në “San Siro”, 3-1 në “Olimpico”).

    – Roma ka pësuar të paktën dy gola në 6 nga 7 ndeshjet e fundit në fushën e Milanit.

    – “Djalli” ka gjetur rrjetën në secilën nga 14 ndeshjet e fundit kundër Romës në Serie A, për herë të parë në historinë e tij; nga ana tjetër, verdhekuqtë kanë shënuar të paktën një gol në secilën nga 9 takimet e fundit me kuqezinjtë dhe nuk kanë bërë më mirë që nga viti 2009 (9 sfida në atë rast).

    – Në dhjetë nga 11 ndeshjet e fundit të luajtura në të gjithë turnetë mes Milanit dhe Romës është shënuar të paktën një gol.

    – Roma nuk humbet në transfertë ndaj një ekipi italian që prej 15 dhjetorit, kur u mund në kampionat nga Komo. Ky klub ka regjistruar pesë ndeshje pa fitore larg kryqytetinë vetëm një rast në epokën e tri pikëve për një fitore, midis shtatorit dhe nëntorit 2008, me Luçiano Spaletin në stol.

    – Ekipi i Klaudio Ranierit ka arritur vetëm një sukses në 10 ndeshjet e fundit ndaj kundërshtarëve që e nisën javën e kampionatit në një nga tetë vendet e para në renditjen e Serisë A (ndaj Lacios).

    – Vetëm Atalanta (500) dhe Interi (452) kanë prekur më shumë topa në zonën kundërshtare se Roma (445) dhe Milani (436) deri më tani këtë sezon të Serisë A.

    – Tizhani Reijnders është qendërmesfushori i Serisë A që ka ndikuar në më shumë gola këtë sezon në të gjithë turnetë: 14 (12 gola dhe dy asiste).

    -Skuadra nga kryeqyteti italian ka pranuar saktësisht një gol në 5 nga 8 ndeshjet e fundit larg fushës së saj.

    – Paulo Dibala është lojtari i vetëm aktiv në Serinë A që ka ndikuar në më shumë gola kundër Milanit: 12 (8 gola dhe 5 asiste); Megjithatë, sulmuesi i Romës ka shënuar vetëm dy herë në “San Siro” kundër kuqezinjve, më 2 nëntor 2014 kur mbante fanellën e Palermos dhe në dhjetorin e kaluar në barazimin 1-1 në kampionat mes këtyre ekipeve./PANORAMASPORT

    Milani roma
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pas një periudhe të gjatë me drejtues të komanduar, Auron Rrokaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave

    June 4, 2026

    Surprizë e veçantë për Selin Bollatin në 24-vjetor, Gimbo rikthen atmosferën e “Big Brother”

    June 4, 2026

    Tragjedia në Maliq/ Drejtori i Policisë: Kalla*hnikovi depërtoi jelekun antiplumb, 40 efektivë morën pjesë në operacionin ku humbi jetën polici Enea Mekolli

    June 4, 2026

    Dosja e errët e Violand Braçellarit/ Nga qeset plastike të gjetura në 2015 te ma*akra që tronditi Maliqin

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.