Klajdi Musabelliu e përfundoi rrugëtimin e tij në BBVA, por ai e quan se “ky ishte një rikthim për mua”.
Teksa ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në Wake Up, ai ceku edhe një të vërtetë të tij kur u shpreh se Top Media nuk i transmetonte këngët dhe klipet e tij, shkruan Radar.al.
Gazetarja: Janë ofruar shumë këngëtarë të të ndihmojnë për të bërë këngë.
Klajdi: E para kënaqësi që rikthehem në Top Radio, se vite më parë kam qenë kam marrë pjesë në Top Fest, doja të isha pjesë e Top-it, por nuk e di çfarë ndodhi që këngët e mia nuk transmetoheshin këtu, as klipet e mia. Unë doja të kisha gjithmonë një marrëdhënie me Top Channel. Uroj që kjo marrëdhënie tashmë të ketë filluar, Top-in e kam dashur gjithmonë, jam mirënjohës Top Channel do i jem dhe më shumë për suportin që do më japë në vazhdim në kuadrin e transmetimit të materialeve të mia muzikore dhe mirënjohje për cdo gjë që Top-i ka bërë për mua.
Gazetarja: Presim projekte të reja nga ti
Klajdi: Ja mbrëmë më mori Irkenci në tel
Gazetarja: Edhe Stresi është ofruar
Klajdi: Po më thanë, ja të flas me Irkencin tani./Radar.al


