Këngëtarja legjendare Patti Smith, 78 vjeçe, u rrëzua në skenë gjatë një prezantimi në Sao Paulo, Brazil, si pasojë e një migrene të rëndë.
Ngjarja ndodhi rreth 30 minuta pas fillimit të performancës, ndërsa Smith lexonte një tekst për ndryshimet klimatike.
Ajo u shtri në skenë për disa minuta para se të ndihmohej dhe të largohej me një karrige me rrota. Më vonë, artistja u rikthye për t’i kërkuar falje publikut që nuk mundi të përfundonte shfaqjen.


