Një situatë ping-pongu mund të quhet ajo me emigrantët e ardhur nga Italia në vendin tonë. Të martën e 28 janarit, mbërriti në Gjadër, anija me 49 emigrantë të paligjshëm nga Egjipti dhe Bangladeshi.
Theksojmë se ky ishte grupi më i madh i emigrantëve që zbarkonin në vendin tonë, që pas nisjes së zbatimit të marrëveshjes Itali – Shqipëri.
Po atë ditë ANSA zbuloi se 4 nga emigrantët u kthyen sërish në Itali. Bëhet fjalë për tre emigrantë të mitur dhe një të rritur vulnerabël.
Por mediat italiane shkruajnë këtë mbrëmje (31 janar) se 43 emigrantë që mbërritën pak ditë më parë do të kthehen sërish në Itali.
Sipas Ansa, gjyqtarët kanë pezulluar gjykimin për këta persona dhe e kanë referuar çështjen në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.
A po dështon marrëveshja mes Ramës dhe Melonit? Refuzohen kërkesat për 43 emigrantë
Azilkërkuesit do të transferohen nesër (1 shkurt) në Itali, ndërsa nuk ka ende detaje më të hollësishme për këtë zhvillim.


