Së fundmi u raportua së një kushëri i ish-presidentit sirian Bashar al-Assad, është vënë në pranga.
Burimet bëjnë me dije se bëhet me fjalë për gjeneral brigade Atef Najib, ish-kreu i Shërbimit të Sigurisë Politike në Deraa.
Ai gjithashtu rezulton si zyrtari më i lartë i regjimit të mëparshëm i cili është vënë në pranga që kur koalicioni i rebelëve radikalë islamikë përmbysi Assadin më 8 dhjetor.
“Krimineli Atef Najib u soll para autoriteteve kompetente për t’u gjykuar për krimet që ai kreu kundër popullit sirian,” njoftoi agjencia e lajmeve siriane.
Emri i tij u përfshi në listën e sanksioneve të SHBA-së, së bashku me ato të zyrtarëve të tjerë të lartë të regjimit.


