Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    Nafta shtrenjtohet mes tensioneve, frika për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit rrit çmimet globale

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Trump ‘goditi’ edhe Shqipërinë, reagon sërish ambasada amerikane. Sqaron anulimin e fundit nga SHBA

    January 30, 2025

    Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë publikoi më 30 janar, vendimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, që flet për “një përjashtim për programet e ndihmës humanitare që shpëtojnë jetë”, nga urdhri i Presidentit Trump për të ngrirë fondet e ndihmës së huaj në gjithë botën për 3 muaj.

    Urdhri i Trump ‘godet’ dhe Shqipërinë, ndërpriten financimet për dhjetra ministri e institucione, edhe SPAK e GJKKO

    Sipas ambasadës, SHBA-të kontribuojnë afërsisht 40% të ndihmës humanitare globale, por shton se “amerikanët meritojnë transparencë dhe llogaridhënie”.

    “Shtetet e Bashkuara kontribuojnë me afërsisht 40% të ndihmës humanitare globale. Amerikanët meritojnë transparencë dhe llogaridhënie. Teksa ndalojmë dhe shqyrtojmë ndihmën e huaj të ShBA, Sekretari Rubio lëshoi ​​​​një përjashtim për programet e ndihmës humanitare që shpëtojnë jetë”, shkruan ambasada.

     

    Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar më 29 janar Qeverinë shqiptare duke i kërkuar asaj të njoftojë të gjitha institucionet e prekura nga pezullimi i fondeve të mbështetjes pas firmosjes së urdhrit ekzekutiv nga presidenti Donald Trump.

    Lajm i fundit/ Tërhiqet Trump, anulon urdhrin për pezullimin e ndihmave të huaja, prekej dhe Shqipëria

    Letra informon mbi synimin e Urdhrit Ekzekutiv të Qeverisë së SHBA-së për të pezulluar zbatimin, detyrimet e reja dhe disbursimet e fondeve deri në përfundimin e një rishikimi të të gjitha programeve të ndihmës së huaj.

    Nga institucionet që preken nga pezullimi i fondeve është edhe SPAK dhe GJKKO.

    Departamenti Amerikan i Shtetit ka sqaruar urdhrin e Presidentit Donald Trump për pezullimin 3 muaj të fondeve për vendet e huaja, përfshi dhe Shqipërinë.

    DASH thekson se janë ndaluar 1 miliard dollarë shpenzime që nuk përputhen me agjendën e Presidentit Trump “America First”.

    Zyra e Shtypit e DASH sqaron janë hequr fondet për programet që nuk e bëjnë Amerikën më të fortë, më të sigurt apo më të pasur, duke shtuar se klasifikimi është bërë në bazë të disa kritereve, si: Emri i Zyrës/Departamentit/Misionit; Emri i Programit; Përshkrimi i Programit; Vendndodhja e Programit; Rezultati i Parashikuar i Programit; Justifikimi për Përjashtimin; Informacioni financiar dhe i alokimeve.

    “Pauza dhe rishikimi 90-ditor i shpallur më parë për ndihmën e huaj të SHBA-së tashmë po jep rezultate për vendin dhe popullin tonë. Po eliminojmë shpenzimet e panevojshme. Po bllokojmë programet “woke”. Dhe po zbulojmë aktivitete që janë kundër interesave tona kombëtare”, sqaron Departamenti i Shtetit.

    Sakaq, të mërkurën Shtëpia e Bardhë tha se ka anuluar një memorandum që autorizonte ngrirjen (90 ditore) federale të qindra miliarda dollarëve në grante dhe ndihma, gjë që kishte shkaktuar panik të gjerë mes miliona njerëzve që mbështeten në ndihmën e qeverisë amerikane, raporton BBC.

    Letra e re e lëshuar të mërkurën thotë “Memorandumi i OMB M-25-13 është anuluar”.

    Por në një deklaratë, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt tha se administrata ishte ende duke ndjekur vendimin e ngrirjes.

    “Ky NUK është një anulim i ngrirjes së financimit federal. Është thjesht një anulim i memorandumit të OMB,” tha ajo.

    “Pse? Për t’i dhënë fund çdo konfuzioni të krijuar nga urdhri i gjykatës. OE-të e Presidentit për financimin federal mbeten në fuqi dhe efekt të plotë dhe do të zbatohen me rigorozitet.”/Radar.al

    Ambasada amerikane ngrirja e fondeve urdhri i trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    April 29, 2026

    Nafta shtrenjtohet mes tensioneve, frika për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit rrit çmimet globale

    April 29, 2026

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    April 29, 2026

    Ka*abis në xhep për të dënuarin, kapet në burgun e Fushë-Krujës gruaja

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.