Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ambasada amerikane uron Trump për 80-vjetorin e lindjes: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

    Përplasja e fortë me Ramën, reagon për herë të parë Sidorela Gjoni: Nuk do të ndalem…

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Trump pret fondet e ndihmës për Shqipërinë, DASH: Duhet transparencë e llogaridhënie për çdo dollar

    January 29, 2025
    Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv që i jep fund shtetësisë së të drejtës së lindjes
    Donald Trump

    Departamenti Amerikan i Shtetit ka sqaruar urdhrin e Presidentit Donald Trump për pezullimin 3 muaj të fondeve për vendet e huaja, përfshi dhe Shqipërinë.

    DASH thekson se janë ndaluar 1 miliard dollarë shpenzime që nuk përputhen me agjendën e Presidentit Trump “America First”.

    Urdhri i Trump për Shqipërinë, ambasada amerikane: S’do japim më verbërisht para që nuk sjellin asgjë për popullin amerikan

    Zyra e Shtypit e DASH sqaron janë hequr fondet për programet që nuk e bëjnë Amerikën më të fortë, më të sigurt apo më të pasur, duke shtuar se klasifikimi është bërë në bazë të disa kritereve, si: Emri i Zyrës/Departamentit/Misionit; Emri i Programit; Përshkrimi i Programit; Vendndodhja e Programit; Rezultati i Parashikuar i Programit; Justifikimi për Përjashtimin; Informacioni financiar dhe i alokimeve.

    “Pauza dhe rishikimi 90-ditor i shpallur më parë për ndihmën e huaj të SHBA-së tashmë po jep rezultate për vendin dhe popullin tonë. Po eliminojmë shpenzimet e panevojshme. Po bllokojmë programet “woke”. Dhe po zbulojmë aktivitete që janë kundër interesave tona kombëtare”, sqaron Departamenti i Shtetit.

    DASH thekson se SHBA po shpenzon rreth 70 miliardë dollarë në ndihmë të huaj çdo vit, ndaj dhe meriton transparencë e llogaridhënie për çdo dollar, veçanërisht kur ai shpenzohet jashtë vendit dhe jo brenda.

    Urdhri i Trump ‘godet’ dhe Shqipërinë, ndërpriten financimet për dhjetra ministri e institucione, edhe SPAK e GJKKO

    “Një pauzë e përkohshme, me përjashtime të arsyeshme për situata që rrezikojnë jetën, është mënyra e vetme për të shqyrtuar dhe parandaluar shpenzimet e panevojshme”, thuhet në njoftim.

    Më tej, DASH shton se financimet që lejohen të vazhdojnë janë ndihmat emergjente për ushqim, medikamente shëndetësore, shërbime mjekësore, ushtrim, strehim dhe ndihmë për mbijetesë, si dhe furnizime dhe shpenzime administrative të arsyeshme për të ofruar këtë ndihmë.

    Gjithashtu, sipas DASH, janë bërë përjashtime për sigurinë kombëtare, përfshirë sigurinë për mbrojtjen e personelit amerikan në terren apo për të lehtësuar lëvizjen e emigrantëve ilegalë.

    DASH pezullohen fondet per shqiperine urdhri i trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ambasada amerikane uron Trump për 80-vjetorin e lindjes: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

    June 14, 2026

    Përplasja e fortë me Ramën, reagon për herë të parë Sidorela Gjoni: Nuk do të ndalem…

    June 14, 2026

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    June 14, 2026

    Botërori 2026/ Gjermania nuk tregon mëshirë dhe turpëron Kurasaon me 7 gola

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.